Valon Behrami nuk do të kaloj në rradhët e Romës edhe përkundër dëshirës së madhe të trajnerit Klaudio Ranieri që ai të jetë pjesë e
kësaj skuadre. “Ujqit” dëshironin ta transferonin atë që gjatë verës së kaluar, megjithatë deri te një transferim i tillë nuk erdhi.
Pritej që skuadra e Romës te merrte një ofenzivë tjetër për të marrë futbollistin shqiptar, megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Arsyeja qëndron në Unicredit – bankë, që është ndër financierët kryesor të kësaj skuadre, por e cila nuk ju ka dhënë dritë jeshile drejtuesve të skuadrës për të transferuar futbollistin e Uest Hamit.
Pronarët e Unicredit-bankës i kanë bërë me dije edhe presidentës së Romës, Rozela Sensi se për momentin prioritet kanë uljen e pagave të futbollistëve dhe se nuk ka mjete për transferim të futbollistëve të ri. Një pengesë tjetër për blerjen e Behramit nga ana e drejtuesve të Romës është edhe fakti se shqiptari me pasaportë zvicerane, në të kaluarën ka qenë pjesë e rivalit të përjetshëm të “ujqve” – Lacios. Një grup tifozësh të kësaj skuadre mbrëmë protestuan kundër blerjes së mundshme të futbollistit shqiptar/infoglobi