Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se Prishtina është
qendër e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në përgjigje të deklarative të EULEX-it për dërgimin e njësive speciale të policisë në Veri, Ivanovic i ka thënë Tanjugit se “kjo është një taktikë dhe nuk ka kriminelë në veri. Ata duhet të shikohen në Prishtinë”.Ai ka shprehur skepticizmin e tij nëse përpjekja e EULEX-it do të ketë sukses, nëse injorohen serbët lokalë dhe nuk bashkëpunojnë me ta. EULEX-i ka formuar njësinë speciale të policisë e cila do të vendoset në veri të Kosovës për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. /indeksonline