shtetas i Bosnjë e Hercegovinës. Liridoni është djali më i ri i biznesmenit kontraverz, Naser Kelmendi, raporton KosovaLive nga Podgorica.
Liridoni është arrestuar më 4 janar në Kroaci, mbi bazat e fletëarrestit ndërkombëtar, që ka shpallur Interpol Podgorica.
Fletarresti i Interpolit për Liridon Kelmendin e ka shpallur mbi bazat e kërkesave të organeve të drejtësisë së Malit të Zi edhe të urdhëresës së Gjyqit themelor të Kotorrit për shkak të veprës penale – shpërdorimit të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve personale.
Mbështetur në përpunimin kriminalistik, Liridoni së bashku me vëllaun e tij Elvisin (32), i cili kërkohet nga 24 shtatori, zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, filiali në Kotorr, ka deponuar vendimin e falsifikuar mbi nënshtetësinë malazeze.
Në aksionin e policisë malazeze më 18 tetor 2010, ka arrestuar shefin e filialit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kotorr dhe këshilltaren në këtë shërbim, për shkak të dyshimit se kanë bërë vepër penale – shpërdorim penal të detyrës zyrtare./kn