e martë, 22 shkurt 2011

Shqipëria tregti armësh me Jemenin

Shqipëria i ka shitur rreth 55 milionë fishekë e mortaja luftarake Jemenit, duke shkelur embargon e pjesshme të vendosur ndaj këtij shteti nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Vendi më i varfër i botës arabe, liderë të shumtë të së cilës janë përfshirë në "listën e zezë" edhe të Shteteve të Bashkuara, është furnizuar me municione shqiptare rreth dy vjet më parë. 

"Gazeta Shqiptare" në kryeartikullin e saj me titull “Shqipëria, armë diktatorëve arabë” të gazetarit Tedi Blushi i referohet raportit vjetor të OKB për 2010 mbi eksport importet e armëve në botë, ku raportohet dhe për sasinë e armatimit që Shqipëria ka eksportuar drejt Jemenit.

Edhe Wikileaks dokumentoi se Shqipëria u përfshi në një trafik armësh drejt Jemenit (2009- 2010), i cili drejtohej nga Slobodan Tesiç edhe ky në listën e zezë të SHBA.

Prej disa ditësh në Jemen kanë shpërthyer protestat e dhunshme dhe numri i personave që kanë gjetur vdekjen sipas BBC-së, ka arritur në të paktën 11 vetë. Protestuesit dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga përkrahësit e qeverisë dhe të presidentit Ali Abdullah Salih./bw
shko