e martë, 22 shkurt 2011

Tërmeti në Zelandë të Re merr 65 jetë (video)

Të paktën 65 njerëz janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti me fuqi 6.3 shkallë Rihter që sot goditi qytetin Christchurch në Zelandën e Re.
Bilancin e viktimave e shpalli kryeministri John Key, i cili tha se druhet se mund të ketë më shumë të vdekur.
Dridhja e tokës në mesditë në qytetin e dytë për nga madhësia, shembi disa ndërtesa ndërsa shumë rrugë dhe trotuare u dëmtuan nga plasaritjet e tokës, njofton REL.
Kryebashkiaku i Christchurch tha se të paktën 200 persona të jenë nën rrënoja./kn


shko