e martë, 22 shkurt 2011

Zeniti rikthen Arshavinin?

Krerët e skuadrës ruse Zenit kanë shprehur dëshirë për të rikthyer në radhët e veta sulmuesin e Arsenalit, Andrey Arshavin, shkruan të hënën "Daily Mirror". Zeniti shumë shpejt
do t'i nisë negociatat me Arsenalin dhe është i gatshëm t'i ofrojë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim për Arshavinin. Rusi ditë më parë ka paralajmëruar se dëshiron të largohet nga Arsenali, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij. Ai në vitin 2009 u pat transferuar tek Arsenali nga Zeniti për 20 milionë euro. Arshavin kërkohet edhe nga skuadra e Interit.
shko