Holandezi Johan Cruyff, thotë se Arsenali nuk është në gjendje që ta eliminojë skuadren e Barcelonës për shkak se, siç thote ai, Arsenali ka një histori dështimesh në ndeshjet e mëdha.
“Barcelona tashmë ka bërë disa gabime në ndeshjen e parë dhe nuk mund të lejojë të bëjë më shumë. Nëse Zaragoza ishte e aftë të krijojë dy ose tre shanse të mëdha, Arsenali mund ta bëjë të njëjtën”, thotë Cruyff.
“Megjithatë, edhe pse Arsenali fillon ndeshjen me avantazh 2-1 pas fitores në Londër, ata duhet të përballen me dy gjëra në kthim. Sigurisht, do të jetë Barcelona me stilin e tyre të veçantë të lojës dhe disa lojtarë të cilët mund të jenë vendimtarë”.
“Po ashtu, ata do të duhet të përballem me hijen e të kaluarës. Aspekti mental luan një rol të madh në futboll dhe kjo nuk është një anë e fuqishme e Arsenalit. Ka shumë ndeshje gjatë sezonit, por vetëm disa janë vendimtare”.
“Dhe, rezultatet e Arsenalit në ndeshjet e mëdha së fundi tregojnë se ata dështojnë në ndeshje të mëdha. Ata dështuan në finalen e Caling Cup dhe ishin të paaftë të ngushtojnë diferencën me Manchester United gjatë vikendit. E marta do të jetë një prej këtyre ditëve për ta”, ka përfunduar legjenda e Barcelones./topLajm