e martë, 8 mars 2011

Për shkak të Kosovës, Serbia dërgon mesazh të gabuar

Duke refuzuar të marrë pjesë për shkak të Kosovës në takimin e bizneseve në Baltimore (SHBA), Serbia ka dërguar një mesazh të gabuar që politikën ta vërë para ekonomisë, ka deklaruar
zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit Thomas Countryman. 
Në Baltimor të shtetit Merilend në gjysmën e dytë të muajit mars zhvillohet takimi i liderëve qeveritarë dhe të bizneseve të Evropës Jugore e Qendrore, në të cilin është ftuar edhe Kosova. "Kjo na ka zhgënjyer, duke marrë parasysh që në harmoni me atë që nënpresidenti amerikan Joseph Biden ka thënë para dy vjetëve në Beograd, me Serbinë po ndërtojmë lidhje ekonomike dhe afariste", ka thënë mbrëmë Countryman. 
Duke dekurajuar njerëzit e vet afaristë që të takohen me disa qindra investitorë dhe biznismenë nga SHBA-ja dhe rajoni, Serbia dërgon mesazhin se politikën e vë para ekonomisë, ka shtuar Countryman./kn/
shko