e hënë, 7 mars 2011

FMN në Kosovë për pagat e premtuara

Premtimi për rritjen e pagave është bërë “sebep” i një vizite të një delegacioni të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, i
kontaktuar nga Telegrafi, ka thënë se pjesë e diskutimeve me FMN-në do të jetë e dhe buxheti.

Delegacioni i FMN-së do të qëndrojë për një javë në Kosovë, ku një ndër temat do të jetë edhe rinegociimi i marrëveshjes së nënshkruar me këtë institucion tepër të rëndësishëm financiar ndërkombëtar, ku Kosova përfiton nga fondet e tij.

“Sot vjen për vizitë të rregullt misioni i FMN-së në Kosovë. Gjatë kësaj vizite do të diskutohet korniza makrofiskale, programi me FMN-në, i cili ka qenë i nënshkruar në vitin 2010, si dhe çështjet tjera buxhetore për vitin 201 -2014. Kjo vizitë do të realizohet deri më 16 mars”, ka thënë zëdhënësi Shahini.

Po ashtu, një ndër temat do të jetë e dhe çështja e ngritjes së pagave për disa kategori premtuar nga Qeveria që të ndodh nga 1 janari, por që është shtyrë për shkak të problemeve me FMN-në dhe mosmiratimit të buxhetit për ketë vit nga Kuvendi i Kosovës./kn

shko