e hënë, 7 mars 2011

Kiliani me zërin si të Shakirës (video)

Rodolfo Burgos, të cilit tashmë i është dhënë nofka Shakira, në shoun  "Yo Soy" befasiu me imitimin e shkëlqyer të këngëtares kolumbiane Shakira. 
Kur kiliani Rodolfo Burgos doli para jurisë së shout tha “Unë jam Shakira”, që shkaktoi të qeshura te të pranishmit. Por, kur dëgjuan zërin e tij të jashtëzakonshëm, që i ngjan shumë këngëtares së njohur, të gjithë u shtangën dhe u entuziazmuan, transmetojnë mediet kroate. 
Pasi që Rodolfo, i cili edhe më parë ka pasur nofkën Shakira, përfitoi jurinë dhe publikun, videoja e performancës së tij “përmbyti” rrjetet shoqërore. Midis tjerash, atë e zbuloi edhe vet Shakira, e cila në Twitter shkroi: “Ju prezantoj Shakirën. Kur të vij në Kili, do të dëshiroja ta njihja”./kn


shko