e premte, 4 mars 2011

Heidi Klum, pa fije turpi

Heidi Klum dikur në pistat e modës ishte personifikim i elegancës dhe dinjitetit, mirëpo, në ndeja ajo shndërrohet në një vajzë të vërtetë ndejash pa pasur fare turp.
 Kështu në ndejën bamirëse të organizuar nga këngëtari Elton John, ajo pa problem ka pranuar t’i zhveshë brekët e saj para kamerës dhe t’ia dhurojë ato një gazetari të angazhuar nga udhëheqësi i famshëm televiziv Jay Leno, i cili kishte për detyrë që të mbledhë sa më shumë gjëra nga të pasurit dhe të famshmit për shefin e tij.

Heidi nuk ishte hamendur fare, por kishte zhveshur brekët dhe ia kishte hedhur atij në qese. Edhe të famshmit tjerë kishin dhuruar gjëra të imta, ku Jamie Foxx kishte hequr dorë nga syzet e tij të diellit, Jane Lynch kishte ofruar kartelën e kreditit me limit ditor prej 2000 dollarëve, ndërsa Hayden Panettiere kishte dhuruar një pallomë me gjurmët e buzëkuqit të saj.

Por kur gazetari i ishte afruar Heid-it, ish-engjëllushja e ‘Victori`s Secret’, kishte shikuar në çantën e saj, por nuk kishte gjetur diçka që mund t’ia jepte. Për këtë arsye, ajo i kishte ofruar brekët e saj. “Jay-it do t’i pëlqejnë shumë ato”, kishte deklaruar gazetari./yp
shko