e martë, 1 mars 2011

Jep dorëheqje ministri gjerman i Mbrojtjes

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg, ka dhënë dorëheqje pas gjetjes se ka kopjuar pjesë të mëdha të doktoraturës së tij universitare.
Guttenberg, i cili është konsideruar deri kohët e fundit si kandidat i mundshëm për kancelar, ka hequr dorë tashmë nga doktoratura e tij, transmetojnë agjencitë. 
Ai deklaroi në një konferencë për shtyp se jep dorëheqje nga të gjitha postet politike. 
Mbi 20 mijë akademikë gjermanë i shkruan dje kancelares gjermane, Angela Merkel, duke u ankuar se ai vazhdonte të ishte në postin e tij. 

shko