e mërkurë, 2 mars 2011

Laureati i Nobelit pushohet nga puna

Laureati i çmimit Nobel për Paqe nga Bangladeshi, Muhammad Yunus, ka thënë se do të luftojë përpjekjet për largimin e tij nga banka mikrofinanciare Grameen, të cilën e ka themeluar. 
Banka Qendrore e Bangladeshit ka larguar nga detyra Yunusin  për shkak të akuzave për parregullsi në dhënien e mikrokredive.
Junus, 70 vjeç, ka ngritur bankën Grameen dhe ka qenë drejtues i saj që nga viti 2000. Nga viti i kaluar ai ka qenë në qendër të sulmeve të qeverisë së Sheikes Hasina, pas një dokumentari norvegjez, në të cilin Yunus akuzohej për parregullsi me taksat.
shko