lënduar një hut. Futbollisti nga Panamaja, Moreno, gjatë ndeshjes të së dielës mbrëma ka lënduar hutin, i cili po trajtohet në një qendër veterinare në Barranquila, pasi është konstatuar se i është thyer këmba e djathtë.
Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Atletico Junior dhe Deportivo Perreira, kur huti ishte pranë fushës dhe mbrojtësi Moreno e goditi me këmbë sikur të ishte top. Në të vërtetë, huti ishte maskotë e klubit kundërshtar, kurse tifozët e kanë quajtur Morenon "vrasës". Ai pas ndeshjes u ka kërkuar falje të gjithëve, duke thënë se nuk e ka ditur që huti ishte maskotë e klubit Atletico Junior.
"Dua t'u kërkoj falje tifozëve dhe unë nuk kam pasur qëllim ta lëndoja, por vetëm kam dashur ta ndihmoja hutin që të fluturonte", është arsyetuar Moreno. "Shkova për të gjuajtur kornerin dhe e pashë aty afër, kështu që thashë t'ia jap një ndihmë".
Krerët e klubit të Morenos kanë thënë se futbollisti i tyre mund të dënohet jo vetëm nga Komisioni Disiplinor i Federatës, por edhe nga vetë Deportivo Pereira.
"Ky gjest i Morenos është i papranueshëm. Nëse Federata nuk e suspendon, atëherë ne do ta bëjmë një gjë të tillë", tha presidenti i klubit Deportivo Pereira, Francisco Javier Lopez.
Ndërkohë, edhe futbollistët kundërshtarë kanë dashur t’i qërojnë hesapet me Morenon në fushë, por arbitri dhe zyrtarët e tjerë të ndeshjes nuk kanë lejuar që situata të eskalojë.
"Më ka nervozuar shumë kur e qëlloi hutin. Ai ishte paksa i lënduar kur u qëllua me top, kurse ai e goditi pamëshirshëm. E kam fyer rëndë Morenon dhe nuk jam pishman, më vjen keq që nuk e grushtova", ka thënë Luia Paez, i cili shënoi golin e fitores për Atleticon.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:1 në të mirë të skuadrës vendase, Atletico Pereira./kn