e hënë, 7 mars 2011

Në Maqedoni rreth 120 mijë të sëmurë nga osteoporoza

Duke pasur parasysh se çdo e treta grua dhe çdo i pesti burrë mbi 50 vjeç ndoshta ka osteoporozë, supozohet se rreth 120.000 persona e kanë këtë sëmundje, tha në tribunën e sotme për
aksionin për skrining kontrolle dhe edukim, pr.dr. Snezhana Markoviq-Temellkova, kryetare e Shoqatës së Maqedonisë për osteoporozë. 

Në tribunë, siç theksoi ajo, i kanë ftuar gratë të cilat punojnë në komuna, në Parlament respektivisht atë që e kërkon Fondacioni internacional për osteoporozë që të merret mbështetje nga pjesëtaret e gjinisë femërore, të cilat marrin pjesë në funksionimin e shtetit.

Sekretarja e Shoqatës, Elena Stojkovska tha se parandalimi në të gjitha sëmundjet është e rëndësishme sikurse edhe në këtë sëmundje dhe se kanë bërë shumë për ngritje të vetëdijes tek popullata.

Liljana Popovska, deputete tha se në vend mungon qasja e organizuar dhe programe të rregullta për osteoporozë dhe shtoi se medikamentet, të cilat nevojiten për trajtim duhet të jenë në listë pozitive në sasi të mjaftueshme./yp
shko