Por, në fakt jo të gjithë bien dakord me zgjedhjen e vitit 1911 si viti i fillimit të festimeve. Shumë femra e kanë festuar tashmë 100-vjetorin në vitin 2008, duke marrë si pikë referimi atë që ndodhi në një fabrikë tekstile në Nju Jork, ku një numër akoma i pasaktë punëtoresh (mes 29 dhe 129) mbetën të vdekura gjatë një zjarri, për shkak se pronarët kishin kyçur derën që punëtoret të mos mund të largoheshin nga ambienti i punës.
Sipas disa burimeve, edhe ky episod nuk ka ndodhur në 1908, por në 1911.
Sidoqoftë, në vitin 1910, gjatë Kongresit të Internacionales Socialiste në Kopenhagen, Klara Zetkin, figurë me prestigj në Partinë Socialiste Gjermane, drejtuese e revistës "Barazia" dhe mediatore politike, mirëpriti projektin e delegacionit amerikan për të kujtuar gratë e vdekura në Nju Jork gjatë zjarrit në vendin e punës dhe propozoi për të caktuar një ditë të vetme ndërkombëtare të përqendruar në të drejtën e grave për të votuar.
Deri në atë kohë, Dita e Gruas kishte një datë të caktuar vetëm në Shtetet e Bashkuara, edhe pse eksperienca të pjesshme ishin evidentuar në disa vende të Europës. Sidoqoftë, nuk bëhej fjalë për të shpikur një ditë për gruan, por për të ratifikuar ekzistencën duke e ngritur atë në nivel ndërkombëtar.
Ndërsa në çështjen e të drejtës për të votuar, socialistët ishin përsëri të ndarë. Propozimi nuk kaloi dhe duhej pritur viti i ardhshëm, pikërisht 1911, për të parë tek lindnin "provat gjenerale" të Ditës së Gruas.
Atje ku praktika e Ditës së Gruas ekzistonte që më përpara, vazhdoi dhe u konsolidua më tej duke zgjedhur data të ndryshme; ndërsa atje ku nuk ishte, u afirmua si festë. Në 1917, në Pjetërgrad, uria, i ftohti dhe vuajtjet e luftës i shtynë punëtoret dhe fshataret në shesh kundër carit për të kërkuar paqe dhe ushqim. Ishte fillimi i revolucionit të shkurtit, 23 shkurt, sipas kalendarit xhulian 8 marsi riformoi fuqinë në Perëndim.
Në 1921, në Moskë, në Konferencën e Dytë të Grave Komuniste, ku morën pjesë 82 delegate nga 20 vende, drejtuese mes të cilave dhe Klara Zetkin, të cilat e bënë 23 shkurtin/8 marsin Ditën e Punëtoreve, në kujtim të manifestimit të punëtoreve në Pjetërgrad. Më vonë, kur gratë ruse arritën të sintonizoheshin me ato amerikane, Dita e Gruas u bë 8 Marsi për të gjitha, nga Lindja në Perëndim, dhe që prej atëherë është dita Ndërkombëtare e Gruas në mbarë botën./shekulli/