Rifca Stanesku tani 25-vjeçare nga fshati rumun Investi është martuar në moshën 11-vjeçare me 13-vjeçarin Ionel Staneskua (në foto). Fëmijët ikën nga fshati dhe u martuan, pasi Rifca frikësohej se babai do ta detyronte të martohej më dikë tjetër, transmeton “Daily Mail”. Rifca është rome.
Në moshën 12-vjeçare lindi vajzën Maria, ndërsa një vit më vonë djalin Nikolai. Edhe pse u përpoq të bind vajzën të vazhdojë shkollën dhe të mos ndjekë shembullin e saj, Maria në moshën 10-vjeçare u martua me një djalë, dhe pas 2 vjetëve lindi djalin Ion.
Ioni tani ka dy vjet, ndërsa “gjyshja” krenare kujdeset për gjithë familjen. /kn/