e hënë, 7 mars 2011

Tunizia bëhet me qeveri të re

Kryeministri i Tunizisë, Beji Caid Essebsi (në foto), ka emëruar sot qeverinë e re, e treta administratë e përkohshme që nga rrëzimi i presidentit Ben Ali në muajin janar.

Shumica e ministrave kryesorë do t'i mbajnë postet që kanë pasur. Qeveria e re ka 22 ministra. 
Qeveria e përkohshme ka njoftuar gjithashtu se ka shpërndarë policinë sekrete të vendit, transmetojnë agjencitë. 


Kjo polici ishte akuzuar për abuzimin e të drejtave të njeriut gjatë udhëheqjes së presidentit Zine el-Abidine Ben Ali, i cili u përmbys më 14 janar./kn/
shko