gruas në Skenderaj është e pavolitshme. Sipas saj, integrimi gjinor është i mbrojtur me shumë ligje, konventa e rezoluta, por në praktikë shpeshherë gratë nuk i gëzojnë të drejtat si meshkujt.
Si problem ajo e ka potencuar papunësinë e gruas, pjesëmarrjen e ulët të gruas në proceset vendimmarrëse, mos shkollim in, dhunën në familje, etj. Plotësisht e pakënaqur me pozitën e gruas është shprehur edhe Ajnishahe Shala-Halimi, koordinatore e Qendrës së Gruas “Prehja” në Skenderaj, por ajo ka akuzuar edhe vet gratë për mos angazhim për të mbrojtur të drejtat e veta.
Halimi mandej ka qenë kritike edhe për organizimin për 8 Marsin, pasi, sipas saj, në vazhdimësi diskriminohen gratë që nuk punojnë në administratën komunale, pasi ato nuk ftohen në këto kremtime.
Imeri ka arsyetuar se për shkak të buxhetit të limituar ka mund të ftojë vetëm 35 veta, dhe për këtë është orientuar të gratë që punojnë në administratën komunale dhe disa gra nga familjet e dëshmorëve.
Gratë tjera të cilat kanë dëshiruar të marrin pjesë në këtë organizim është dashur të paguajnë nga 5 euro. Këtë ndarje e kanë kritikuar edhe shumë gra tjera të punësuara dhe të papunësuara, të cilat kanë kërkuar qe të paktën në këtë ditë të jenë të barabarta.
Të pranishme kanë qene edhe deputetet e Parlamentit të Kosovës dhe delegatët e Kuvendit Komunal, por nuk u precizua se ato a kanë qenë të ftuara apo kanë paguar nga xhepi i tyre./kn