Këto trazira çuan në pezullimin e ndeshjes Itali-Serbi, në 12 tetorin e kaluar.
Tre vjet burg Nicola Klicoviq, 2 vjet e 8 muaj për Daniel Janjiq dhe 2 vjet e 6 muaj për Srdan Jovetiq janë dënimet që u dhanë nga Gjykata e Ghenovës pë tre ultrasit e tjerë, transmeton TCH.
Më 12 tetor 2010, Ivan Bogdanov terrorizoi stadiumin e Ghenovës dhe bëri që ndeshja Itali-Serbi të pezullohej. Kjo ndeshje iu dha më pas në tavolinë Italisë me rezultatin 3-0.