e hënë, 20 dhjetor 2010

Serbia fton kosovaret në turne

Për herë të parë pas rreth 20 vitesh, sportistët kosovarë janë ftuar të marrin pjesë në një turne që është organizuar në Serbi. 


Notarja ndër më të talentuarat në Kosovë, Rita Zeqiri, në fundjavë ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar "Sveti Nikola" që është mbajtur në Nish dhe aty ka fituar katër medalje të argjendta. 


Ajo ishte sportistja e vetme dhe shkoi me ftesë të klubit organizator "Sveti Nikola", pasi më herët la gojëhapur krerët e klubit serb në një turne tjetër ndërkombëtar në Maqedoni, shkruan sot “Koha Ditore”. 

Në Serbi ajo përfaqësoi klubin e saj Step dhe ky klub ishte ndër 30 klubet pjesëmarrëse nga Maqedonia, Sllovenia, Bullgaria, Kosova dhe Serbia.

"Është hera e parë që një notare nga Kosova merr pjesë në një garë zyrtare që mbahet në Republikën e Serbisë dhe suksesi i arritur është sukses i madh për notin kosovar e posaçërisht për notaren e KN 'STEP'", thuhet në komunikatën e Federatës së Notit të Kosovës.

Astrit Haliti, sekretar i FNK-së dhe trajner i notares Zeqiri, thotë se Serbia është mirë e njohur me potencialin që ka Kosova në not. /koha
shko