e martë, 3 maj 2011

Skandal në emisionin SHQIP

Gjatë emisionit të mbrëmshëm të Rudina Xhungës "Shqip" ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Arjan Çani, Erjon Veliaj dhe Henri Çili kanë përdorur fjalor të rëndë njëri me tjetrin, madje një prej tyre ka braktisur studion në mes të emisionit. 

e enjte, 28 prill 2011

Biznesmeni Ramiz Kelmendi shpallet qytetar nderi i Fierit

Biznesmeni i njohur shqiptar nga Peja, pronar i kompanisë ELKOS dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-se Ramiz Kelmendi të enjten do të shpallet qytetar nderi i qyteti të Fierit në Shqipëri.

e diel, 17 prill 2011

Nikoliq për një ditë greve u bë për spital

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, ish-krahu i djathtë i radikalit Vojisllav Sheshel, Tomisllav Nikoliqi sonte pak para orës 20 u dërgua në spital.

e mërkurë, 13 prill 2011

Kapet në Tiranë kosovari me 7.400 dollarë fals

Arrestohet në Tiranë kosovari me 7.400 dollarë amerikanë të falsifikuar, ndërsa policia shpall në kërkim një të dytë të dyshuar si bashkëpunëtor të tij.

Përleshje mes grekëve dhe shqiptarëve në Kretë

Mori përmasa të paparashikueshme dhe të përgjakshme përplasja mes disa të rinjve grekë dhe disa shqiptarëve në qytetin Iraklio të Kretës, e veçanërisht në zonat e Therisos dhe Trinisë së Shenjtë, të cilat gjatë natës, siç shkruajnë mediet, u bënë “fushë beteje." 

Italianët këtë vit favorizojnë bregdetin shqiptar

Ndërsa të gjitha familjet, çiftet apo grupet shoqërore, kudo në botë, po mendojnë seriozisht për vendin ku do t’i kalojnë pushimet verore, duket se ata që janë më të çorientuar në këtë pikë, janë italianët. Këtë e pohon një artikull relativisht i gjatë i botuar dje, në sajtin zyrtar të gazetës më të njohur italiane, “La stampa”, në të cilën thuhet se italianët janë ende në “hall” për vendin ku do të kalojnë pushimet verore për këtë vit, transmeton Shqip.

Kjo për shkak se për vite me radhë, ndër vendet e tyre më të preferuara listohej Tunizia, Egjipti apo Libia, për shkak të afërsisë gjeografike, por edhe si pasojë e çmimeve të ulëta që ofronin këto shtete për ta.

Për pasojë, pushimet verore të këtij viti për italianët do të jenë me më shumë alternativa se kurrë. Kjo pasi, përballë dhunës së evidentuar së fundmi në Afrikën Veriore dhe frikës nga rrezatimet nukleare, operatorët turistikë italianë po rishikojnë mundësitë për të “sajuar” pushimet veriore për miliona italianë. Ajo që vlen të theksohet është fakti se agjencitë e udhëtimeve po diskutojnë mbi pushime të mundshme në bregdetin shqiptar, bullgar apo ukrainas.

Shqipëria, ndonëse e listuar si një alternativë e mundshme për t’u vizituar gjatë muajve të verës nga italianët, agjencitë e udhëtimeve në shtetin fqinj e konsiderojnë këtë destinacion si të “çuditshëm”, sepse është fare pak i njohur për ta.

“Ndër plazhet më të frekuentuara apo më të njohurat përtej kufijve të saj është ai i Durrësit, Vlorës, apo ato rreth ishullit të Sazanit (ish-bazë ushtarake e Enver Hoxhës), apo qetësinë që të ofron liqeni i Ohrit në kufi me Maqedoninë.

Askush nuk mund ta vërë në dyshim bukurinë e sajteve, por struktura e ofertave është shpesh naive: Realisht në Shqipëri mund të shpenzosh pak para, por e rëndësishme është që të argëtohesh”, shkruhet në gazetën italiane “La Stampa”.

I nxitur nga ky artikull, Sadik Malaj, kryetari i Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë, tha se zhvillimet e fundit gjeopolitike në Rajonin e Mesdheut, kanë bërë që të ndryshojë edhe gjeografia e lëvizjeve dhe e destinacioneve turistike botërore.

“Lëvizjet demokratike në vendet arabe, në veçanti në Egjipt, Tunizi e Libi, si destinacionet turistike më të mëdha botërore, për sa i përket turizmit të rërës dhe detit, por edhe të ekskursioneve më të kërkuara turistike, kanë bërë që të frenohet vizitueshmëria ndaj këtyre vendeve nga klientela e vendeve perëndimore dhe nga tour-operatorët më të mëdhenj europianë e botërorë. Ky fenomen po vërehet në mënyrë masive edhe nga tregu turistik italian, i cili ka qenë dominant kryesisht në Tunizi dhe në Libi si pasojë e lidhjeve të tyre historike e afërsisë gjeografike”, tha Malaj.

Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe, tregu turistik italian po i hedh sytë gjithnjë e më shumë nga bregu tjetër i Adriatikut, në veçanti nga bregdeti shqiptar dhe destiancionet e tjera turistike shqiptare.

Sipas tij, orientimin e tregut turistik italian drejt Shqipërisë e vërejtën edhe gjatë Panairit Turistik Ndërkombëtar të Milanos BIT, i zhvilluar në muajin shkurt të këtij viti.

“Në këtë panair turistik, krahas Agjencisë Kombëtare të Turizmit Shqiptar (AKT) si organ shtetëror promovues i turizmit shqiptar, ishin prezentë edhe 8 tourë-operatorë të rëndësishëm shqiptarë të turizmit ‘incoming’, të cilët në bashkëpunim prezantimin e ofertave dhe paketave turistike në një mënyrë sa më joshëse për tregun italian”, sqaroi kryetari i Unionit të Operatorëve Turistikë në Shqipëri.

Mësohet se nga prezantimi në këtë panair ajo që binte në sy ishte interesi në rritje i agjencive turistike dhe vizitorëve italianë, aq sa ditën e fundit të panairit kishin mbaruar të gjitha materialet promocionale të pjesëmarrësve turistikë shqiptarë në këtë panair.

“Tendencat që klientela italiane kishte ndaj destinacioneve turistike shqiptare konvergonte rreth 25% drejt plazheve shqiptare me disa ditë qëndrimi, rreth 30% për turizëm me autokampera, ku Shqipëria mund të zinte dy apo tre net fjetje, në kuadër të programeve të tyre rajonale, rreth 25% të kërkesave ishte për turizëm aktiv, si për shembull turizëm me biçikleta, motoçikleta, zhytje nënujore, turizëm me varka me vela, apo për gjueti, si dhe rreth 20% kishte kërkesa për turizëm malor, treiking, hyaking, agroturizëm apo ekoturizëm”, theksoi Malaj.

Ai pohoi se ka rritje të prenotimeve direkte të grupeve turistike apo të kërkesave individuale apo familjare në hotelet bregdetare shqiptare, kryesisht të Vlorës e Sarandës nga klientela turistike italiane, e cila po shfrytëzon edhe lidhjet me emigracionin shqiptar për këto rezervime./knn

e premte, 8 prill 2011

Serbia nuk e jep telefoninë nën 1.4 mld euro

Serbia nuk dëshiron ta shesë Telekom Serbia për më pak se 1.4 miliard Euro, edhe pse çmimi i dhënë nga ana e qeverisë së Serbisë është vështirë të arrihet, sepse

e enjte, 24 mars 2011

Raki vdekjeprurëse nga Serbia

Ministria për Bujqësi e Serbisë , pas lajmet se dy persona kanë vdekur nga konsumimi i rakisë të ndërmarrjes "SCAID" nga Subotica, ka njoftuar se deri më tani ka ushtruar 70 kontrolle në

46 mijë serbë mbështesin Gadafin, në Facebook

Një faqe serbe në internet ka grumbulluar më shuimë se 46 mijë "miq" në rrjetin social Facebook.

e mërkurë, 23 mars 2011

Seizmologët parashohin tërmete në Ballkan

Gjenerimi i tërmetit që si pasojë sjell lëvizje të pllakave tektonike, gjeneron edhe në zonat tjera tërmete, në mënyrë të transmetuar. Po ashtu, nuk janë të panjohura shkëputjet e shumta që kanë qenë edhe më parë aktive dhe nuk përjashtohet mundësia e aktivizimit të tyre, që si pasojë sjellin tronditje mjaft të ndjeshme dhe shoqërohen edhe me shumë pasgoditje, deri në qetësimin e plotë të shkëputjes.

e martë, 22 mars 2011

Jeremiç dezinformon


Me datën 17 mars 2004, në kolegjin Wheaton të shtetit të Ilinoisit, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, z. Vuk Jeremiç dhe stafi përcjellës i përfaqësuesve të shtetit serb në SHBA (ambasadori serb në SHBA, konsuli në

e enjte, 17 mars 2011

Jeremiq: Kosova është zemra e shpirti serb

Kosova është “drita e syrit tonë” dhe Jerusalemi ynë, citon agjencia e lajmeve FoNet ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, të ketë thënë në kolegjin Viton në Chicago. Ai, sipas këtij burimi, është shprehur se “secesioni nuk do të ketë sukses”, por ka shtuar se “nuk ka alternativë për zgjidhje me kompromis, pos me negociata”. 

Tërmet në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë

Enti seizmologjik i Malit të Zi ka njoftuar se të enjten, rreth orës 22,52 ka regjistruar një tërmet në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, 20 km në juglindje të Podgoricës. 

Serbia thotë shpenzon miliona euro në Kosovë

Çdo sekondë nga buxheti i Serbisë në Kosovën shkojnë 16 euro, kjo është e dhënë që e ka siguruar një organizatë joqeveritare serbe. Qendra për Politikë Praktike nga Beogradi pohon se që

e mërkurë, 9 mars 2011

Përfundoi raundi i parë i dialogut Kosovë-Serbi

Ka përfunduar sot dialogu i nisur një ditë më parë në Bruksel  ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe  Serbisë. Në ditën e dytë të dialogut Prishtinë-Beograd, palët janë shfaqur më konstruktive. 

Mali i Zi, shteti që përdor më shumë celularin në Evropë

Sipas të dhënave të Institutit Evropian të Statistikave, 1000 persona nga Mali i Zi përdorin 1600 celularë.

e martë, 8 mars 2011

Kanë filluar bisedimet Kosovë-Serbi

Ndonëse me vonesa të konsiderueshme, dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, megjithatë ka filluar sonte diku rreth orës 19:30 minuta në  selinë e Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel, gjegjësisht në në zyrën e Robert Cooper në kryeqytetin evropian.

Para hyrjes në ndërtesën ku zhvillohet dialogu, Edita Tahiri, kryesuese e delegacionit të Kosovës, tha se janë të lumtur që po nisë ky dialog.

Ja cilat janë 8 femrat që drejtojnë sot Shqipërinë

Shprehja “nëse do që diçka të bëhet mirë, jepja ta bëjë një femër”, i korrespondon më së miri kupolës femërore që po qeveris Shqipërinë. Jo vetëm që në krye të shtetit shqiptar ka femra që dinë të qeverisin, por për

Për shkak të Kosovës, Serbia dërgon mesazh të gabuar

Duke refuzuar të marrë pjesë për shkak të Kosovës në takimin e bizneseve në Baltimore (SHBA), Serbia ka dërguar një mesazh të gabuar që politikën ta vërë para ekonomisë, ka deklaruar

Kronologjia e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë

Beogradi e Prishtina nisin sot pasdite bisedimet në Bruksel. Temë bisedash do të jenë bashkëpunimi rajonal, lëvizja e lirë dhe sundimi i ligjit. Rundi i parë fillon në orën 15. Bisedimet do
shko