e premte, 25 mars 2011

Presidenti në mjerim. Më dhimbset!

Për të aplikuar për një punë, sot në botën moderne, lypet një CV, për nivelin e përgatitjes arsimore, por aplikuesi testohet edhe për njohuritë, preferencat kulturore, logjikën, përgjegjësinë, punën nën stres etj.

e diel, 27 shkurt 2011

Turpi i radhës (Opinion)

Shkruan Ilir Deda
 Qysh prej shpalljes së pavarësisë, Kosova përpëlitet për identitetin e vet ndërmjet një demokracie funksionale dhe një shteti të dështuar.

e shtunë, 26 shkurt 2011

Dikush do të duhej skuqur në këtë mes (opinion)

Shkruan Avni Zogiani


Është shumë e çuditshme si mund të ndodhë që para distancimit nga informacionet që flasin për kërcënime ndaj deputetëve, Dell zgjedh që të bëjë presion ndaj medias që publikon informacion mbi këto kërcënime 

Vampirët (opinion)

Shkruan Ilir Llonçari
Ilir Llonçari
Krijese e frikshme a po..??

Nëntoke pa diell, zoti i ka nëmur te mbesin aty se ata te kallin friken.
Me ata dhëmbët e tyre gjakpirësit e ndyrë, te pinë gjakun. ha ha... ironike a po...? Po mos te pinë gjakun vdesin..!! Interesante kjo mbijetesa. Po njeriu pse nuk i le ata te çiftëzohen me njeriun te shohin diellin edhe ata.

Hashim, e ke bo mut me ministrin e kulturës (opinion)

Shkruan: Arbëresh Dalipi
Kujt i pengon Nëna Terezë, ka problem fillimisht me ndërgjegjen kombëtare, ka mungesë të njohjes fetare dhe është kundër njerëzimit...

Personalisht, i përkas një besimi tjetër prej atij të Nënës Terezë. I përkas besimit mysliman, tek i cili besim nuk shenjtërohen njerëzit, por ama, fillimisht si njeri dhe së dyti si shqiptar, nuk dua t'a rrënoj atë pak krenari që kemi për prejardhjen e Nënës Terezë si shqiptare. Aq më shumë kur sllavomaqedonasit e qelbur po synojnë ta marrin për vete e India gjithashtu shfrytëzon anën ligjore të shtetësisë së saj etj.

e premte, 25 shkurt 2011

Kombi shqiptar

Ismail Kadare 


Fati, ndonese na eshte bere zakon ta mallkojme, na ka caktuar ne shqiptareve te jetojme ne nje nga zonat me te bukura te Evropes. Evropa vete, nderkaq se bashku me SHBA eshte tani lagjja me luksoze e botes. Ne e harrojme shpesh kete, harrojme qe ky vend, sharjet ndaj te cilit i kemi ne maje te gjuhes, ky vend pra, i vendosur midis Venedikut, Romes e Athines ka nje skajim gjeografik te mrekullueshem, se ai ka nje klime te admirueshme, se ka pasuri natyrore te shumta, se ka ndoshta plazhet me te bukura te kontinentit.

Sekretet amerikane dhe sekretet ruse të Behgjet Pacollit

Nga Kastriot MYFTARAJ
Behgjet Pacolli është njeriu i sekreteve të mëdha, që kanë të bëjnë me qendrat relevante të pushtetit në botë, që prej Moskës, Beogradit e deri në Washington. Pacolli u bë i famshëm botërisht në vitin 1998, kur Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë,
Yuri Skuratov filloi një hetim për një çështje të madhe korrupsioni, dhe e akuzoi Pacollin me emër se ishte pjesë e një skeme abuzimesh gjigande me fondet publike ruse, ashtu që Presidenti rus Jelcin influenconte që kompania e Pacollit Mabetex të fitonte tenderë në shuma tepër të mëdha. Si shpërblim, Pacolli bënte që një pjesë e madhe e parave të kanalizoheshin në llogaritë bankare private të familjarëve të Jelcin, në bankat e huaja.

e diel, 20 shkurt 2011

Pse u ba lufte ne Kosove?! (opinion)

Opinion nga Zejdush Kastrati 
 Lufta e fundit ne Kosove sipas disa shifrave jozyrtare mori jetën e 13 5oo personave, shkaktoi deme te medha materiale shume milioneshe por edhe afer nje milion kosovare at kohe u detyruan te leshonin Kosoven dhe t’ia mesyenin Maqedonise, Shqiperise, Malit te Zi e gjetiu per te shpetuar koken dhe nderin familjar..Thene shkurt e shqip, kosovaret perjetuan nje tmerr dhe dhune qe eshte veshtire te pershkruhet edhe te besohet sot. Por shume shpejt, pra vetem pas dhjete vitesh, nga kjo lufte ,nga disa si duket eshte harruar apo me qellim po harrohet dhe po injorohet rende vuajtja dhe çmimi qe pagoi populli i Kosoves.Fatkeqesisht po harrohet pikerisht nga ata qe gjate ketyre dhjete viteve na prezentoheshin neper media, tubime perkujtimore para varreve te deshmoreve se kishin sakrifikuar gjithcka dhe se ishin ata qe na sollen lirine , krenarine dhe ne Kosove kthyen dinjitetin qe te tjeret nuk deshen dhe nuk munden ta bejne para 1999. (keshtu thonin krahu i luftes) .Jane ata qe deri diten e Shen Valentinit te ketij viti (disa u besosnin, por shumica jo) se ishin krahu i luftes, ishin çlirimtaret, ishin krenaria per te cilet Kosova duhej të mburrej dhe krenohej, Me 14 shkurt te ketij viti , pikerisht krahu i luftes qe tash e tutje rezikohet të quhet “krahu i turpit” boterisht tregoi fetyren e vertete dhe iu bashkua nje krahu qe udhehiqet nga nje person i cili (ndoshta) do te mund te kishte shpetuar keto 13.5oo viktima te luftes se fundit, te mos beheshin demet shumeilionshe ekonomike por edhe te mos ndodhte ekzodi i nje milion banoreve nga Kosova .

e martë, 28 dhjetor 2010

KOSOVES I DUHET NJE DICK!!!

Për të kuptuar dështimin e diplomacisë sonë, duhet që diplomatët tanë të kujtojnë proverbin e Mark Twain-it që e shkroi para 100 vjetësh, “derisa e vërteta i lidhë këpucët, gënjeshtra e shëtitë gjysmën e botës”.

Pas dështimit politikë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, besoj se Vuk Jeremic-i shkon në pushimet festive i relaksuar nga ‘Dick-fitorja’ e fundit diplomatike. Raporti i fundit i

e martë, 21 dhjetor 2010

Skandali i vjedhjes masive të votës


Nga:SHKELZEN MALIQI
Vjedhja e votës së qytetarëve të Kosovës, që ishte regjistruar në përmasat më...

RAPORT ME PËRMBAJTJE RACISTE

Këto ditë, opinioni shqiptar, evropian dhe ndërkombëtar është bombarduar, do të thosha barbarisht nga Projektraporti i Dick Martyt,

e diel, 19 dhjetor 2010

Shtëpia e verdhë dhe Politika e verdhë

Tri aksidente politike, t’i quajmë, njëri pas tjetrit i ndodhën Kosovës gjatë kësaj jave që po e lëmë. Të rëndë, madje secili më i rëndë se tjetri. Edhe sipas kronologjisë. Humbja e Holbrooke-ut mund të ishte ogur për fatkeqësitë tjera që do të vinin. Por nëse vdekja e zoti Holbrooke erdhi papandehur, dy aksidentet e tjera ishin gati-gati të paralajmëruara. Secili po thuaj në mënyrën e vet.

e shtunë, 18 dhjetor 2010

Unë, Shqiptari

Unë jam ai. Shqiptari i heshtur e piktoresk. Cudia e të gjithëve, që më kanë njohur. Vullkani, gjithë histori. Që ma njohin të gjithë. Dhe pse e njohin aq mirë, s'arrijnë të më kuptojnë. Si ka mundësi pyesin veten trishtueshëm. E se gjejnë dot.

Unë nuk kam emër. S'ma di kërkush. E megjithatë jam shumica, shpërndarë anë e mbanë. Miliona që s'po bëjnë kurrë një. Të vetëm. Sepse unë jamë i heshtur dhe askush se di c'më ka prapa koka.

S'e ngrë kurrë zërin. Edhe kur duhet ulërirë. Shkojë udhës i qetë dhe askush se di c'kam në zemrën time. 

Unë nuk flasë kur shoh mjerimin që më rrethon. Kur shoh të tjerët që vdesin urie. Që sorrollaten gjithë ditën si unë. 

E duart i kanë bosh, kur kthehen në shtëpi. Askush s'e di c'mendoj. Njerëzit më shohin buzagaz edhe kur shpresës sime ka kohë që i ka mbirë bari. Nuk jepem. Nuk tregoj c'bluaj në mendjen time, kur takoj të ngjashmit e mij. E as se c'ndjej kur dhembja që provoj do të shkrinte edhe tokën.

e diel, 7 nëntor 2010

E pat puna, bani shelnja rrush!

Shkruan Fisnik Ismaili
Të dashtun miq e dashamirë,

Kush kish me thanë se kam me e pa veten duke e shkrue nji kësi letre ndonjihere? Unë ma së paku prej tetanëve!

Fisi u rras në politikë!

“Nese fiton Sejdiu , krejt katuni në AAK”

Kuvendi I LDK-së ka zgjuar interesim tejet të madh.

Janë të shumta komentet që janë bërë nëpër web faqe të ndryshme në Kosovë.

Toplajm ju sjell ato më interesantet.

e martë, 2 nëntor 2010

Kur shqiptarët s’kanë identitet

Kur shqiptarët s’kanë identitet
Juliana Dhimitri


Një i vdekur mot nuk dhemb më shumë sesa një kurorë e djegur sot. Jetojmë në kohën e paradokseve, kur shqiptarit i dhemb shpirti për një kurorë me germa greke që digjet, por nuk i dhemb më zemra për stërgjyshërit e bashkudhëtarët e vet bashkëkombës në këtë botë. Jetojmë në kohën kur mbi të vdekurit hidhet beton, hiqen eshtra nga varret dhe në kohën kur mbi ta shkelin dhe parakalojnë kurora që mbajnë germa të një tjetër gjuhe, kur mbi ta nuk ndizet një qiri, por digjet një kurorë. 

e enjte, 14 tetor 2010

Virgjiniteti në Kosovë

Të pyetura për virgjinitetin, femrat shqiptare edhe mëtej vazhdojnë të ngurrojnë të flasin për përjetimin e tyre të parë me një mashkull. “Nuk kam pas marrëdhënie me askend përveç me burrin”, përgjigjet kokëlulur dhe fytyrëmërdhezur Ajshja, 34 vjeçare.


Megjithatë, pas fjalës së parë ajo me afsh dhe ndjenjë të veçantë vazhdon rrëfimin për gjënë të cilën siç shprehet ajo e ka bërë “sefte”.

e mërkurë, 13 tetor 2010

Opinion: "Femrat dhe avancimi i saj në spektrin politikë"

"Femrat dhe avancimi i saj në spektrin politikë"




Shkroi: Dimal Basha


Paknaqësia e madhe mes qytetarëve për gjendjen sociale dhe politike në vendin tonë na sjell të mendojmë për një solucion të ri në rrafshin politikë gjatë zgjedhjeve të ardhshme, që duken të vijnë më herët se që janë parashikuar. 

A VDIQ ME TE VERTETE ADOLF HITLERI?

A VDIQ ME TE VERTETE ADOLF HITLERI?


Me kujtohet te kem degjuar ne vitin 1950 disa pershperitje per faktin qe Hitleri kishte arritur te shpetonte duke ikur ne nje baze sekrete Naziste ne Polin e Jugut. Ne vitin 1952, Dwight D.Eisenhower ka thene: "Ne nuk kemi qene ne gjendje te zbulojme as evidencen me te vogel qe provon vdekjen e Hitlerit. Shume njerez besojne se Hitleri u arratis nga Berlini."
Ne konferencen e Potsdamit ne vitin 1945 kur Presidenti Harri Truman pyeti Stalinin nese Hitleri kishte vdekur apo jo, mori kete pergjigje te prere prej ti: "JO"

Cfare eshte Teoria Konspirative?

Teoria Konspirative


Kjo eshte nje teme e re qe lidhet me nje fenomen tipik te fundshekullit te kaluar dhe qe po merr permasa te medhaja ne shekullin e ri. Shume prej nesh kane degjuar termin Teoria Konspirative qe eshte bere pjese e pandare e cdo gjeje ne levizjen New Age. Degjojme per teori konsirative, per konsiraci dhe per konspiratore por pak nga ne e dine kuptimin apo se cfare perfaqeson. 

shko