e martë, 25 janar 2011

Miratohet raporti i Dick Marty-t me vetëm 8 vota kundër

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me shumicë votash raportin e deputetit zviceran Dick Marty.

Raporti akuzon ish-drejtues të UÇK-së, përfshirë edhe
kryeministrin e Kosovës në largim Hashim Thaçi, për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikun e organeve njerëzore.

Për rezolutën kanë votuar 169 deputetë, 8 kanë qenë kundër, dhe 14 të përmbajtur.
Deputetët e KiE miratuan në amendament të Dick Martyt, me të cilët kërkohet që të definohen kompetencat e Eulex-it apo ndonjë gjykate tjetër ndërkombëtare, për t`iu dhënë një mandate për zbatimin e hetimeve.
Nga ana tjetër janë hedhur poshtë 15 amendamentet e propozuara nga delegacioni shqiptar, ndërsa vetëm dy janë miratuar njëri nga aspekti teknik që ka bëjë me përkthimin e një fjalie në memorandum, dhe tjetri ka të bëjë me emërtimin e rezolutës ku në vend të fjalës “Raport” vendoset fjala “Pretendimi”. Me këtë amendament është pajtuar edhe Marty.
Shumica nga eurodeputetët që morën pjesë në debat e mbështetën raportin e Martyt rreth dyshimeve për trafikim organesh në Kosovë nga pjesëtarë të UÇK-së.

Komitetit të Drejtësisë të Këshillit të Evropës i ishin dorëzuar 21 amendamente - katër i kishte dorëzuar Dick Marty dhe që të gjithë ishin miratuar, ndërsa 17 amendamentet tjera i kishin dorëzuar delegacionet e Shqipërisë dhe Turqisë./ina
shko