Burime nga Spitali Psikiatrik në qytetin e Shkupit, i thanë Agjencisë NOA se këngëtarja shqiptare nga Kosova, Shyhrete Beluli është sjellë ditën e djeshme (e Premte), në këtë repart.
Nga burimet e mësipërme bëhet e ditur se këngëtarja e njohur ka kaluar në krizë nervore dhe gjendja e saj është e rëndë aktualisht ndërsa ndodhet nën kurim intensiv.Nga burimet bëhet e ditur se shkak për kalimin në këtë gjendje të rëndë nervore, ishte një problem familjar, njofton NOA.Mësohet se bashkëshorti i Shyhrete Belulit ka shpenzuar të gjitha paratë që kishin në kumar dhe kur këtë fakt këngëtarja e ka mësuar, ka kaluar në traumë nervore./io