e shtunë, 19 mars 2011

Serbia thërret për bojkotim të regjistrimit në Kosovë

Ministri serb për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq, ka ftuar dje serbë e Kosovës “nën jug të Ibrit” që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë. Sipas tij, “është
e papranueshme që regjistrimi i popullsisë në Kosovë të bëhet nga Enti i Statistikave të Kosovës, e jo nga ana e Kombeve të Bashkuara, siç kemi kërkuar më herët”, ka thënë ai. 

“Mos lejoni të jetë si me rastin e zgjedhjeve, që të mos jetë qëndrim i qartë i qeverisë serbe. Mund të regjistrohemi, por që këtë punë ta bëjë OKB. Ne kemi një përvojë të hidhur, e dini edhe vet se këtu para disa muajve zgjedhjet janë vjedhur”, ka thënë si. 


Sipas tij, kjo vjedhje në zgjedhje është e keqe më e vogël sesa të bëhet regjistrimi. 
“Mendoni mirë, sepse përvoja na mëson se nuk mund t’iu besojmë institucioneve të Kosovës rreth këtij regjistrimi”, porositi ai serbët në Graçanicë./kn
shko