e enjte, 5 maj 2011

Dosja e veshkave

Për një veshkë, një gjerman ka paguar mbi 80 mijë euro në klinikën “Medicus”. Gjatë vitit 2008, aty dyshohet se janë kryer 19 operime të nxjerrjes së veshkave dhe 10 transplante.

Florini e quan rrugaç kryeministrin Thaçi

Kryeministri Hashim Thaçi sërish është bërë objekt i fyerjeve të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i kësaj lëvizje Florin Krasniqi të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës e quajti Thaçin “rrugaç” gjatë kohës së deklarimeve të lira, gjë që nuk kaloi pa e

e mërkurë, 4 maj 2011

Blerim Kuçi doli nga burgu

Është liruar kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, i cili qëndroi në burg 30 ditë. Kuçi është rrugës për në Suharekë, ku për të është organizuar një pritje nga qytetarët, njofton KTV-ja.

Thaçi nesër përballet me “Vetëvendosjen”

Kryeministri Hashim Thaçi do të përballet të enjten me deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” për çështjen e “bisedimeve teknike”, që janë duke u zhvilluar në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

e martë, 3 maj 2011

Bisedimet me Serbinë, “servohet” marrëveshja

Gjatë muajit maj, delegacioni i Prishtinës dhe ai i Beogradit do ta kenë para vetes një kornizë të marrëveshjes të hartuar nga përfaqësuesi i BE-së në bisedime, Robert Cooper.

e enjte, 28 prill 2011

Rexhepi: Nuk e heq asnjë presje

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, nuk tërhiqet nga ajo që ka deklaruar për EULEX-in. 

Përplasje për autostradën në Parlament

Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës për fillimin e shpronësimit të pronave përgjatë segmentit të autostradës Vërmicë-Merdar nga Qafa e Duhlës në Arllat, ka “ndezur

e mërkurë, 27 prill 2011

Pacolli mbetet zëvendëskryeministër

Behgjet Pacolli do të mbetet zëvendëskryeministër në Qeveri. Kryeministri Hashim Thaçi ka rënë dakord që AKR-së t’i jepen dy ministri shtesë. 

Lunacek ka gjasa të jetë përfaqësuese e BE-së në Kosovë

Eurodeputetja e gjelbër austriake, Ulrike Lunaçek ka gjasa të mira të marrë detyrën e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë. 

e premte, 22 prill 2011

Obama: SHBA, mike e patundur e Kosovës

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka vlerësuar zgjedhjen e Atifete Jahjagës në postin e presidentes së Kosovës si dëshmi "të pjekurisë politike në rritje në Kosovë". 

Mustafa: Koha qe ndërkombëtarët të shkojnë në shtëpi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot se është koha t’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur. Ai ka deklaruar se ndërkombëtarët pos që nuk e kanë mbikëqyrur Kosovën, ata nuk kanë realizuar pritshmërinë e kosovarëve.

e mërkurë, 20 prill 2011

Përçarje në Vetëvendosje

Iniciativa për interpelancë ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për çështjen e bisedimeve me Serbinë, ka ndarë në dysh deputetët e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kuçi: Marnhac gaboi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka  thënë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së se shefi i EULEX-it, Marnhac, ka rrëshqitur pak, ka bërë një deklaratë të pamatur dhe pa u konsultuar paraprakisht me të. 

EULEX-i s’paska kompetenca për të kthyer rendin dhe ligjin në veri!

EULEX-i sikur po i “lanë duart” nga procesi problematik i vendosjes së rendit dhe ligjit të Kosovës në veri të vendit. 

e martë, 19 prill 2011

Blerim Kuçi ishte intervistuar nga UÇK-ja

Blerim Kuçi është ende në burg, ndërsa për ndërlidhjen e tij me UÇK-në ka folur ish ministri i transportit Fatmir Limaj. Ai ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të pyetet për Blerim Kuçin dhe të kaluarën e tij në UÇK.

Zv.kryeministri i Belgjikës sot në Kosovë

Në vendin tonë sot arrin për vizitë zyrtare zëvendëskryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Steven Vanackere. 

Qeveria e do Shalën ambasador në SHBA, Prokuroria e heton

Hetimet që thuhet se po zhvillohen ndaj ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, mund t’ia prishin atij marrjen e një posti të ri shtetëror – atë të ambasadorit të Kosovës në Uashington.

e premte, 15 prill 2011

Astrit Salihu: PDK më tradhtoi

Dy vjet pasi dështoi që të zgjidhet kryetar i Prishtinës, Astrit Salihu e pranoi që partia e tij, PDK-ja nuk e kishte përkrahur . I njohur me kundërfushatën ndaj Isa Mustafës dhe moton e njohur “Isa Mustafa premtoi, nuk e bëri, dështoi”, ai ka thënë se PDK-ja e kishte përkrahur pikërisht kundërkandidatin e tij Mustafa. Në një emision për Klan Kosovën, Salihu ka thënë se nuk e kishte përkrahjen e partisë. Ai gjithashtu ka thënë se tashmë nuk i takon kësaj partie. 

e mërkurë, 13 prill 2011

SHIK, Burimi kërkon hetim parlamentar

“Sherri” për SHIK-un, i plasur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar të Inteligjencës (AKI) ndërmjet Bekim Haxhiut – Kamishit të PDK-së dhe Florin Krasniqit të Vetëvendosjes është zgjeruar edhe me një deputet.

Presidentja Jahjaga viziton Italinë, ftohet nga homologu Napolitano

Presidenti i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano i ka dërguar Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, një ftesë për të vizituar Italinë si dhe për të marrë pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 150-vjetorit të bashkimit kombëtar italian.
shko