nervozuar kryeparlamentarin Jakup Krasniqi. Ky i fundit kërkoi që ose të respektohet rendi i ditës dhe mos të përdoret kjo kohë për sharje dhe fyerje, ose të hiqet tërësisht nga rendi i ditës, pika e deklarimeve të lira.
Deputeti Florin Krasniqi e ka marrë fjalën për të sqaruar akuzat që i kishte bërë deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, për mospërfaqësim të denjë të Kosovës gjatë një vizite në Shqipëri."Ne kemi pasur dy takime zyrtare në Shqipëri. Unë kam qenë tërësisht profesional. Në takimet jozyrtare unë kam thënë se Hashim Thaçi është një rrugaç. Këtë e kam thënë në Uashington dhe Tiranë, e them edhe në Prishtinë", ka thënë Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi ka kërkuar që të ndalohen fyerjet dhe sharjet në Kuvendin e Kosovës, ose deklarimet e lira të hiqen nga rendi i ditës tërësisht. "Kjo pikë e rendit të ditës është për të ngritur çështje e jo për të fyer e për të sharë. Ose më mirë ta heqim fare këtë pikë. Nuk është në interesin e qytetarëve të dëgjojë fjalë fyese e joparlamentare", ka thënë kryeparlamentari Krasniqi.
Por, deputeti Florin Krasniqi ka vazhduar duke shprehur kundërshtimin e tij për mënyrën e themelimit të Ministrisë së Diasporës, duke thënë se është pro kësaj ministrie, por është për një pjesëmarrje aktive të diasporës në themelimin e saj, e jo kjo ministri të ndërtohet mbi bazën e interesave partiake dhe pazareve politike./kosovapress/