parehatshme.
Ata i thanë njëri tjetrit “po” në rroba banje dhe atë në minus 30 gradë Celsius!
Sergey Kaunov dhe Irina Kuzimenko, siç njoftojnë agjencitë, janë anëtarë të klubit të notit të qytetit Sibirski Krasnoyarsk. Për të demonstruar angazhimin në këtë grup, i premtuan njëri tjetrit besnikëri të përjetshme në ujërat e akullta të lumit Jenisej.
Termometri gjatë ceremonisë së martesës tregonte – 30 gradë Celsius, por kjo nuk i pengoi mysafirët në dasmë, e cila vazhdoi në borë, kur të sapomartuarit edhe u puthën./koha
