e premte, 25 shkurt 2011

Teuta Krasniqi: Vellau im, Memli, njeriu i duhur për kulturë

Aktorja Teuta Krasniqi, ka folur për emërimin e vëllait të saj Ministër i Kulturës, ku ka lavdëruar Memlin. 

“Dua të përpiqem të jem objektive, sepse Memlin e kam vëlla, por kur flas në aspektin artistik, mendoj se Memli është një person që punon në mënyrë të pastër dhe e njeh shumë mirë këtë sferë. Mendoj se kultura me të do të jetë më ndryshe dhe më e avancuar se më parë”, ka thene ajo per ''Express''. 

Sipas Teutës, në familjen e saj flitet shumë për artin.
“Është politika e para, por menjëherë, e dyta, është kultura, ku bisedohet kryesisht për problematikat dhe zhvillimin kulturor në vend. Gjithmonë flasim për problemet që kemi në art si shoqëri, ndoshta pse të gjithë jemi artistë (motra këngëtare, babi shkrimtar dhe dhëndri këngëtar). Unë besoj se zgjedhja e Memlit për të parin e kulturës në vend është një shtysë e mirë për kulturën, sepse si motër e di se ai gjithmonë ka dashur që Kosova të ecë më përpara në aspektin kulturor”. 

Sipas saj, Memli është një njëri i duhur, sepse e ka edhe një veti: punën kur e bën, e bën me zemër. 


“Memli gjithmonë ka qenë i veçantë edhe në familje. E mbaj në mend qëkur ka qenë i vogël, në shkollë fillore, të mesme, por edhe në fakultet. Ne të gjithë binim për të pushuar, përderisa ai lexonte deri në orët e vona të natës”./express
shko