Mbi 4 mijë foto e video xhirime autentike, të cilat tregojnë talljen e ushtarëve amerikanë me civilë, janë vetëm disa që i ka publikuar "Spiegel", dhe në të cilat shihen dy ushtarë të qeshur amerikanë, pjesëtarë “të njësisë së vrasësve”, siç i kanë quajtur mediet, dhe që i vrisnin civilët afganë “thjesht për argëtim”.
Pas publikimit të fotove, ushtria amerikane lëshuar një kumtesë me shpjegimin se “skenat janë të pështira për çdo qenie njerëzore dhe janë në kundërshtim me standardet dhe vlerat e ushtrisë së SHBA-së”./kn