e mërkurë, 23 mars 2011

Rrezatimi nga Fukushima arrin në Evropë

Rrezatimi si pasojë e aksidenti në centralin bërthamor në Fukushima ka arritur në Evropë. Zyrtarë islandezë kanë kumtuar se në këtë vend “janë regjistruar sasi shumë t vogla” të
thërrmijave bërthamore të cilat me gjasë vijnë nga Japonia, derisa Ministria gjermane e Ekologjisë konsideron se thërrmijat  bërthamore gjatë ditës së enjte mund të arrijnë edhe në Evropën Qendrore. 

Pas raportit për nivelin e rritur të rrezatimit mbi Japoni, është rritur shqetësimi rreth mundësive të incidenteve bërthamore në gjithë botën..
Shërbimi për mbikëqyrje të gjërave ushqimore ka paralajmëruar masa të rrepta për import të gjërave ushqimore nga Japonia, ndërsa evropianët me shqetësim po përcjellin  zgjerimin e rrezatimit, njofton AFP.


Rrjeti nga 63 stacione kontrolluese në gjithë Paqësorin, Atlantikun Veror dhe Amerikën Veriore , mat praninë e rrezatimit.
Niveli i rrezatimit mbi Tokio që nga tërmeti është rritur 10 herë, ndërsa prania  e thërrmijave bërthamore nga Japonia është konstatuar edhe mbi Kaliforni e Uashington.


Në centralin bërthamor Fukushima dhe përreth saj po bën përpjekje maksimale që të fiken reaktorë dhe që të evitohet më e keqja. Por nuk dihet në do të mjaftojnë ato pasi që në mëngjes u shënuan edhe dy tërmete të reja.
Në ujësjellësin e Tokios të mërkurën në mëngjes është regjistruar sërish një ngritje rrezatimi.
shko