e martë, 3 maj 2011

Skandal në emisionin SHQIP

Gjatë emisionit të mbrëmshëm të Rudina Xhungës "Shqip" ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Arjan Çani, Erjon Veliaj dhe Henri Çili kanë përdorur fjalor të rëndë njëri me tjetrin, madje një prej tyre ka braktisur studion në mes të emisionit. 
Sherri ka nisur në momentin që po diskutohej për vendosjen e bombës pranë çadrës së PS. Pasi drejtuesja e emisionit ka dhënë këtë lajm, Çili e Çani kanë nisur fillimisht të thonë nëse ishte shashkë apo kapsollë dhe Çani, më pas e ka vazhduar ironinë duke thënë se e ka vënë vetë PS-ja etj.

Pikërisht në ato momente, Arjan Canit i ka ardhur një mesazh që e nervozoi dhe e detyroi të braktiste emisionin. Ja deklarimi i Çanit disa minuta më vonë..."Unë isha në emision dhe ndërsa po flisja, mora një mesazh në celular. Më thanë se familjen time e kishin marrë në telefon dhe u kishin thënë do t`ju vendosim bombë në shtëpi", tha gazetari Arian Çani.  

Më pas emisioni vazhdoi me sharje të ndërsjella mes Erjon Veliajt dhe Henri Çilit, të cilët kanë përdorur me njëri tjetrin fjalët "rrotë k...i" dhe sharje të tjera të rënda. Debati kaloi më pas nga ngjarjet politike të akuzat për diplomat pa vlerë të dhëna nga Çili në Universitetin Europian të Tiranës dhe deklarimeve të këtij të fundit se është një "analist i pavarur dhe si i pavarur i do tr..pi të mbështesë Lulzim Bashën".

Më pas, Çani ka telefonuar në emision dhe i është drejtuar Veliajt duke i thënë që shkaku pse lidershipi i PS-së është i tillë, është sipas tij, se Rama mban afër njerëz si Erjon Veliaj. /shekulli/
shko