e martë, 3 maj 2011

Bisedimet me Serbinë, “servohet” marrëveshja

Gjatë muajit maj, delegacioni i Prishtinës dhe ai i Beogradit do ta kenë para vetes një kornizë të marrëveshjes të hartuar nga përfaqësuesi i BE-së në bisedime, Robert Cooper.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri thotë se marrëveshja kornizë ka të bëjë me telekomunikacionin, energjinë dhe lëvizjen e lirë. Për këtë çështje, Cooper këtë javë qëndron në Prishtinë, raporton Espress. Pas arritjes së kësaj marrëveshjeje kornizë, Tahiri ka thënë se do ta shqyrtojë me Qeverinë./io
shko