e martë, 29 mars 2011

Mediat franceze: Faleminderit Shqipëri!

Shqipëria i ka bërë një nder Francës. Kështu është konsideruar më së shumti nga mediat franceze, por jo vetëm fitorja e kuqezinjve ndaj Bjellorusisë.
Mediat i kanë bërë jehonë fitores së paparashikuar, kjo dhe për faktin se rezultati indirekt shkoi në favor të Francës. 


Media prestigjioze “L’equipe” në editorialin e saj falënderon lojtarët e Kuzhesë që ndalën bjellorusët, skuadër kjo që i mundi në ndeshjen e parë në “Parc de Princes” në Paris. 


Ndërsa ‘Goal.com’ kishte si titull në shkrimin e vet: “Blutë mund të falënderojnë Shqipërinë”. “Në fakt, – shkruan ‘Goal.com’, – falë fitores së ngushtë të Shqipërisë përballë Bjellorusisë (1-0) të shtunën, gjatë eliminatoreve të Euro 2012, blutë kanë tani katër pikë avantazh nga ndjekësit në Grupin B”. 


Sakaq portali francez, ‘Chronofoot.fr’ e kishte titulluar shkrimin: “Shqipëria rigjen besimin”. “Përpara takimit, – shkruan ‘Chronofoot.fr’, – Lorik Cana kishte deklaruar që ekipi i tij synonte një vend në ‘play-of’ gjatë këtyre eliminatoreve”, duke iu referuar kështu një interviste të kosovarit një ditë para ndeshjes për “equipe.fr”./qendra/
shko