Fotografi australian Adam Gormley ishte atje për ta marr fotografinë. Ai ishte duke i fotografuar merimangat në oborrin e fqinjëeve kur filloi të binte shi. Ai as nuk e kishte idenë që brenda një pike shiu ishte ngujuar një milingonë 3 milimetërshe, derisa i pa imazhet më vonë, transmeton telegraph.co.uk
'Unë mendova se rastësisht kjo që pas ishte ndonjë ndyrësirë, dhe ky nuk ishte fokusi im i fotografimit, por më pëlqeu se si pika e shiut qëndronte në gjethin e Aloe Veras. Kur e hodha fotografinë në kompjuterin tim dhe e pash në të zmadhuar, bërtita më zë i emocionuar nga ajo që e kisha realizuar aksidentalisht' tha ai.