Fjala është për foton e dërguar me postë elektronike nga Marilyn Davenport, një përfaqësues i rrymës ultra-konservatore të “Tea Party”, e cila tregon Obamën si të jetë fëmija i një çifti majmunësh.
Poshtë fotos, Davenport shkruante se “Tashmë kuptohet përse presidenti nuk ka një certifikatë lindje”. Debati për origjinën e vërtetë të Obamës ka lindur në Amerikë, që kur për të u tha se nuk gjendej dot certifikata origjinale e lindjes në ishujt Hauai.