e enjte, 5 maj 2011

Osama bin Ladeni është “gjallë” në Kolumbi

Në SHBA ndonjë admirues i terroristit më të kërkuar në botë, Osama bin Laden, vështirë mund të shëtitej në rrugë, por në Kolumbi lideri i al-Qaedas shërben si atraksion. 

Vdiq Osama, kinezët nuk humbin kohë

Pas publikimit të lajmit për vrasjen e Osama Bin Laden, kinezët nuk kanë humbur kohë: në disa dyqane të Hong Kongut, kryeqendra e eksportit të mallrave kinezë, janë shfaqur menjëherë kukullat me "aktorët" përkatës.

e mërkurë, 4 maj 2011

Bin Ladeni u kap i gjallë, pastaj u vra

Zyrtarë të lartë pakistanezë të sigurisë kanë thënë se vajza e Osama bin Ladenit u ka treguar se ushtarët amerikanë e kapën të gjallë babanë e saj gjatë minutave të parë të aksionit. 

Toka së shpejti 7 miliardë banorë

Më 31 tetor planeti i Tokës do t’i ketë zyrtarisht shtatë miliardë banorë, njoftuan Kombet e Bashkuara.

e martë, 3 maj 2011

Obama e pa Live vrasjen


Dy ditë pas eliminimit të terroristit më të kërkuar në botë janë zbardhur dhe detaje të tjera të misionit. Sipas medieve amerikane, Presidenti Barack Obama e ka parë direkt gjithë misionin e forcave speciale “SEAL Team Six” (ST6).

Ja se si u vra Bin Laden,të gjitha detajet e operacionit


Thuajse 10 vjet pas sulmeve të tmerrshme të 11 Shtatorit, Osama duhet të ketë menduar se më në fund ai ishte i sigurt. Ai ishte zhvendosur nga malet e humbura të Afganistanit në një shtëpi luksoze 1 milion dollarëshe, në një nga qytetet më piktoreske të Pakistanit.

Ja banesa e Bin Laden

Publikohen imazhet ekskluzive të fortesës ku jetonte lideri i Al Kaedës, në Abbottabad, në Pakistan.

e hënë, 2 maj 2011

Ja si festojnë amerikanët pas vrasjes së Bin Ladenit (foto)

E gjithë SHBA në festë.

Qeveria e Kosovës uron SHBA-të për vrasjen e Bin Ladenit

Qeveria e Kosovës ka përgëzuar forcat amerikane për operacionin e suksesshëm dhe konsideron se vrasja e liderit terrorist të Al Qaidas, Osama Bin Laden shënon një moment kthese në luftën kundër terrorizmit, jo vetëm për popullin amerikan, mirëpo për të gjithë popujt e botës të cilët e duan lirinë dhe paqen.

Jahjaga: Bin Ladeni mori dënimin e merituar

Presidentja e Kososvës, Atifete Jahjaga, ka lëshuar një deklaratë për media lidhur me lajmin për vrasjen e Osam bin Ladenit, ku thuhet se “prej sot bota është më paqësore, prej sot njerëzit janë më të sigurt të shkojnë në punë, në shkollë, të udhëtojnë me metro, me tren, me aeroplan, më të sigurt për jetën e tyre”.

Osama varroset në det?

Vëmendja kryesore e mediave botërore po përqendrohet te varrosja në det e trupit të Osama bin Laden, sipas një njoftimi të dhënë nga zyrtarët amerikanë.

VIP-at reagojnë ndaj vdekjes së Bin Laden.

Yjet e muzikës dhe kinemasë kanë reaguar ndaj lajmit të vdekjes së Osama Bin Laden.
“Është një ditë e madhe për Amerikën dhe unë jam krenare që jam amerikane”, shkroi këngëtarja Katy Perry në Twitter.

“Guardian” thotë se nuk është vrarë Bin Ladeni

Fotoja që duket se e tregon Osama Bin Ladenin të vrarë është e rreme, raporton gazeta autoritative britanike, Guardian.

Vritet Osama bin Laden

Osama bin Laden, udhëheqësi i rrjetit terrorist të Al Qaedas është vrarë në një operacion të forcave amerikane në Pakistan.

e premte, 22 prill 2011

Fukushima goditet sërish nga tërmeti

Një tërmet me forcë prej 5.6 ballë të Rihterit ka dridhur sot prefekturën Fukushima në lindje të ishullit japonez Honshu, por nuk u dha alarmi për cunami, njoftoi agjencia meteorologjike japoneze.

e diel, 17 prill 2011

Njerëzit e “Al Kaida”-s ishin të policë sekret anglezë në Kosovë

Harud Rashin Aswat, i njohur si terrorist për vendosjen e bombave nëpër stacionet e trenave në Londër, gjatë luftës në Kosovë kishte punuar për policinë sekrete angleze MI6.

e premte, 15 prill 2011

17 vjeçari nga Kosova transportues i drogës në Zvicër

Në Gjykatën e Cyrihut filloi sot procesi gjyqësor kundër një 17 vjeçari nga Kosova, i cili kishte realizuar transportimin e 25 kg heroinë në Zvicër.

e mërkurë, 13 prill 2011

Nëna vret dy vajzat e saj, e treta i ikën

Nëna vetushqyese, Maja S. (34) ka vrarë me thikë kuzhine dy vajzat e saj, Laura (5) dhe Amelie katër muajsh, publikoi gazeta Bild.

Dy shqiptarë aksidentohen për vdekje në SHBA

Në orët e hershme të mëngjesit sot ka ndodhur një aksident i rëndë tafiku në Bronx (SHBA) në të cilin kanë humbur tragjikisht jetën dy të rinj shqiptare (16 dhe 19 vj) ndërsa i treti është

Pjata fluturuese mbi Fukushima (video)

Shtëpia mediatike gjermane NDR ka publikuar një video të një objekti të panjohur mbi centralin bërthamor Fukushima, që mjaftoi që shumë dashamirës të fantazisë shkencore të nisin historinë për një pjatë fluturuese gjigante. 
shko