e hënë, 2 maj 2011

“Guardian” thotë se nuk është vrarë Bin Ladeni

Fotoja që duket se e tregon Osama Bin Ladenin të vrarë është e rreme, raporton gazeta autoritative britanike, Guardian.
Sipas saj, ajo është shfaqur fillimisht në Pakistan e pastaj është përdorur edhe nga gazeta britanike, duke përfshirë Daily Mail, The Times, Telegraph, Sun dhe Mirror. 

Ato e kanë hequr me të dalë lajmi në Twitter se ishte e rreme. Ajo është foto-montazh e fotografisë normale të Bin Laden ( e vitit 1998) dhe e një personi tjetër të vrarë, duke bërë një figurë të re. 



Trupi i Bin Laden u hodh në det, kurse rezultatet e ADN-së pritet të bëhen publike shumë shpejt. 
Fotoja e rremë është publikuar për herë të parë nga gazetë e Lindjes së Mesme, themedialine.org, më 29 prill 2009, me paralajmërimin e redaktorit se ishte “e pamundshme të verifikohej nëse fotoja ishte e vërtetë apo jo”./kn
shko