Biznesmeni i njohur shqiptar nga Peja, pronar i kompanisë ELKOS dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-se Ramiz Kelmendi të enjten do të shpallet qytetar nderi i qyteti të Fierit në Shqipëri.
Bashkia e Fierit ka marrë këtë vendim për te nderuar biznesmenin Kelmendi për arësye se ai ka fillaur të bëjë investime të mëdha ne Fier dhe në tregun e Shqipërisë. Me këto investime Ramiz Kelmendi po e bën unifikimin e tregut të Kosovës me atë të Shqipërisë.