e enjte, 28 prill 2011

Biznesmeni Ramiz Kelmendi shpallet qytetar nderi i Fierit

Biznesmeni i njohur shqiptar nga Peja, pronar i kompanisë ELKOS dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-se Ramiz Kelmendi të enjten do të shpallet qytetar nderi i qyteti të Fierit në Shqipëri.

e martë, 19 prill 2011

Qosja: Lulzim Basha është vrasës

Ky është titulli që i ka vënë shkrimit autorial të akademikut Rexhep Qosja, Gazeta Shqiptare në Shqipëri. “Rexhep Qosja: Lul Basha, vrasës për pesë vetë”. 

Lulzim Basha rekord ne FB, per 1 muaj 170 mije fansa


Kandidati i Partise Demokratike per kryetar bashkie i Tiranes, arrin shifra rekord ne FB per 33 dite nga data 16 Mars qe eshte hapur faqa zyrtare deri sot me 19 Prill, faqa ka aktualisht 167. 050 fansa. Linku http://www.facebook.com/Tirana2011

e shtunë, 9 prill 2011

Pse rri në burg motra e Ermelës së BB4?

Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, e përfaqësuar nga gjyqtarja e vetme e çështjes, znj. Anila Kristani, më 17 dhjetor 2010, ka vendosur izolimin në qeli nën

e mërkurë, 6 prill 2011

Skandali, TVSH program në serbisht!

Televizioni Shqiptar vazhdon të vjetrohet dhe të prodhojë skandale. Për disa minuta ky televizion ka transmetuar program në gjuhën serbe! Në fakt, në momentin e një

e enjte, 31 mars 2011

Tragjedi në Berat, vdes fëmija 9-vjecar

Fëmija 9 vjeçar Ervin Ndreka  ka humbur jetën pasi është qëlluar pas koke nga një 26 vjeçar që rezulton të ketë qënë i sëmurë mendor.

e diel, 27 mars 2011

Vetëvritet pasi diagnostikohet me tumor

Një 24-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike dje në qendër të Tiranës, pas një lajmi të keq që mori për shëndetin e saj.

e enjte, 24 mars 2011

Ja si do të duket Parlamenti i ri i Shqipërisë

Shpallet studioja fituese për ndërtimin e kompleksit e Parlamentit të ri të Shqipërisë.
Është përzgjedhur maketi i një studioje nga Vjena e cila është shpallur fituese mes disa projekteve të tjera, njoftojnë media vendore. 

e mërkurë, 23 mars 2011

Videoja e Metës, eksperti anglez më i fortë se i FBI-as?

Është “rizgjuar” sërish çështja e videos Meta-Prifti. Prokuroria e Përgjithshme shqiptare, ka kërkuar një tjetër ekspert të huaj për hetimin e videos në fjalë, ku ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta pretendohet se po

e hënë, 21 mars 2011

Imami: Nuk i shitëm armë Libisë

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për shitje municionesh Libisë në mënyrë të paligjshme. 
Gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë, i thirrur me

e shtunë, 19 mars 2011

Masakër në Elbasan, vriten në gjumë babai dhe 2 djemtë

Elbasani alarmohet nga vrasjet. Tre vrasje u shënuan sot në qytetin e Elbasanit duke cuar në 5 të vrarë bilancin në këtë qytet brenda dy ditësh. 

e enjte, 17 mars 2011

Vrasja e Emmy-t, Prokuroria kërkon dëshmitë e miqve dhe çantën e humbur


Tiranë Hetimet për vrasjen e këngëtares 21- vjeçare Elsina Idërshai, e njohur me emrin e artit Emmy, tashmë i janë besuar një grupi hetimor me oficerë dhe agjentë policie të sektorit të vrasjeve në policinë e kryeqytetit. 

e martë, 15 mars 2011

Sot 3 vjet Gërdec protesta dhe homazhe në krater

Sot mbushen 3 vjet nga tragjedia e 15 Marsit në Gërdec, 15 km larg nga Tirana kur pas shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë. Nga shpërthimi u plagosën mbi 300 persona dhe u dëmtuan biznese e banesa të zonës. 

e hënë, 14 mars 2011

Një tjetër viktimë e gjakmarrjes në Shkodër

Duke u maskuar njësoj sic 46-vjecari Astrit Kurmemaj u maskua vite më parë për të vrarë Luan Muçën, po ashtu një person i paidentifikuar ende e ka ekzekutuar atë disa metra larg shtëpisë, teksa i ndjeri po kthehej në banesën e tij në lagjen “Kiras” të Shkodrës. 

e mërkurë, 9 mars 2011

Shqipëria furnizoi Gaddafi-n me armë

Në disa kontrata, citohet emri i Slobodan Tesic, një sipërmarrësi serb të armatimeve, ndaj të cilit është vendosur një bllokadë ndërkombëtare, pasi furnizoi me armë ish-presidentin e Libisë, i cili vrau disa mijëra qytetarë të tij.
Autoritetet shqiptare kanë furnizuar ilegalisht me armë ushtrinë e Muammar Gaddafi-t, shkruante sot në një artikull prestigjiozja “New York Times”.

Sipas së përditshmes amerikane, disa ngarkesa me predha 82 milimetërshe për mortaja dhe armë të tjera të lehta u nisën për në portin e Ras Lanufit gjatë vitit 2010.

Ato ishin tepricë e ushtrisë sonë, ndërsa vetë furnizimi i Libisë nuk ishte ilegal në atë periudhë, pasi ende nuk kishin shpërthyer kryengritjet dhe asnjë bllokadë nuk ishte vendosur.

Megjithatë, transporti është kryer duke përdorur dëshmi ilegale dhe kontrata të jashtëligjshme, disa prej të cilave, fallsifikonin prejardhjen e armatimeve duke caktuar origjinën si serbe.

Në disa kontrata, citohet emri i Slobodan Tesic, një sipërmarrësi serb të armatimeve, ndaj të cilit është vendosur një bllokadë ndërkombëtare, pasi furnizoi me armë ish-presidentin e Liberisë, i cili vrau disa mijëra qytetarë të tij.

Në artikull nuk jepet një shpjegim për këtë fallsifikim të kontratave. Bie në sy fakti se ndonëse shteti ynë është pjesë e Alencës së NATO-s, nënshkruan marrëveshje me regjime diktatoriale si ato të Gaddafi-t./yp/

e diel, 6 mars 2011

Chuck Norris shqiptar: Lek Plepi – VIDEO

Historia Lek Plepi


Lek Plepi është fenomeni që u bë i famshëm për disa javë, vetëm prej një modeli flokësh.
Dikush e pa në Internet, ua tregoi shokëve. U mahnitën me tekstet e tij, dhe e shpërndanë aq shumë mes njëri-tjetrit), saqë për gallatë, u bënë rreth 100 mijë fansa në FB, aq sa nuk ka anëtarë as PD. Kuptohet, për gallatë. A nuk votuam monarkinë para nja 14 vjetësh, po për gallatë? Shyqyr që atëherë dikush me mend, manipuloi votat.

Familja e Emmyt angazhon avokat

Familja Hidersha ka vendosur te angazhoje avokat kunder pergjegjesit per vdekjen e vajzes se tyre. Ky fakt bëhet i ditur nga Ali Hidersha, babai i këngëtares, e cila gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak, pasi u godit me makinë mëngjesin e të dielës në periferi të Tiranës, nga 47-vjeçari kosovar. 

Babai i këngëtares ka pohuar , se së shpejti familja e tij do të marrë një avokat që do jetë palë me Prokurorinë gjatë gjyqit që do i bëhet biznesmenit kosovar, Aziz Kelmedi, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, me akuzën e "vrasjes me dashje". 

e shtunë, 5 mars 2011

Greqia provokon sërish

Politikani i njohur shqiptar, Sabri Godo, ka reaguar ndaj deklaratave të bërë nga ministria e Jashtme greke dy ditë më parë. Në takimin e shoqatës “Fan Noli”, Godo u shpreh se deklaratat e Athinës janë ndërhyrje e saj në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Dje dëgjuat një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke. Nuk është hera e parë. Kush e ka ftuar këtë ministri greke që të na ndihmojë. Kjo është një ndërhyje e Greqisë në punën e një vendi tjetër”, tha Godo.

e diel, 27 shkurt 2011

Foto të nxehta të Stresit dhe Enxhit (foto)

Lidhja e tyre ka zënë për javë e javë të tëra faqet e gazetave rozë. Të qenit të 2 personazhe të dashur të ekranit ua ka vështirësuar pak këtë raport, megjithatë asgjë nuk është e pamundur kur ekziston dashuria. 

Kurrë më parë nuk ka qenë më mirë që të jesh shqiptar

Nga Marcus Tanner, Balkan Insight


Shqiptarët mund të ndjehen sikur janë pas fqinjëve të tyre sot, por hendeku ka qenë shumë më i madh një shekull më parë kur një eksploratore angleze bëri krahasime të tmerrshme mes Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë
shko