e mërkurë, 23 mars 2011

Videoja e Metës, eksperti anglez më i fortë se i FBI-as?

Është “rizgjuar” sërish çështja e videos Meta-Prifti. Prokuroria e Përgjithshme shqiptare, ka kërkuar një tjetër ekspert të huaj për hetimin e videos në fjalë, ku ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta pretendohet se po
i kërkonte vartësit të tij favorizimin e një kompanie për koncesionet e hidrocentraleve në këmbim të një ryshfeti, raporton gazeta Start. 

Eksperti anglez pritet të hetojë cilësinë e zërit, teksa ai i FBI-së amerikane nuk mund të zbulonte nëse zëri ishte origjinal ose jo, njofton gazeta. 


Lajmi u bë i ditur nga avokatët mbrojtës të Metës, Petri Serjani dhe Gëzim Veleshnja, të cilët theksuan se vendimi ishte bërë i ditur nga prokurorët e çështjes gjatë një takimit të zhvilluar midis tyre./qendra
shko