Në 26 komuna të Kosovës të mërkurën në mesditë u mbajtën protesta njëorëshe kundër arrestimit të ish-pjesëtarëve të UCK-së nga ana e EULEX-it. Në protesta u tha se EULEX-i ka devijuar nga misioni i vet dhe tash ka në shënjestër ish-luftëtarët e lirisë dhe u kërkua nga Kuvendi i Kosovës të miratojë Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës.
Protesta me e madhe u organizua në Prishtinë, ku më marshin protestues u tha se ish-luftëtarët do të vazhdojnë me protesta për të shfaqur pakënaqësinë për arrestimin e tetë ish-pjesëtarëve të Brigadës 121 të UÇK-së - “Komandant Kumanova”.
Organizatorët e protestave - Degët e Organizatave të Veteranëve, Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së, njoftuan se të martën e ardhshme, më 29 mars, sërish do të ketë protesta të tilla në 26 komuna të Kosovës.
Protesta të ngjashme, në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare, u mbajtën në Besianë, Burim, Dardanë, Deçan, Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Han i Elezit, Kaçanik, Kastriot, Klinë, Lypjan, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Skenderaj, Therandë, Viti dhe Vushtrri.
Protestave i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Prishtinës dhe rreth 200 organizata joqeveritare që përbëjnë Koalicionin për Demokraci.