Hulumtimi i portalit amerikan iVillage, i cili është kryer në dy mijë femra prej moshës 18 deri 49-vjeçare, ka treguar që çdo e dyta femër për burrin e vet thotë që ai është për të dashnori më i mirë në jetë. Prandaj, befason nga ana tjetër e dhëna që madje katër nga dhjetë femra të martuara më me qejf flenë në vend të seksit. Po ashtu, damat janë shprehur që: çdo e dhjeta e ka tradhtuar burrin.
Hulumtimi ka pohuar edhe që 23 për qind e femrave në martesë bën dashuri më së shumti tri herë në muaj, ndërsa 21 për qind “jepen” seksualisht dhjetë herë në muaj.
Femrat e martuara nuk e kanë aspak lehtë, mërziten shumë, çka e vërteton edhe e dhëna që madje 70 për qind e të anketuarave e dinë që më parë vendin se ku do të ndodhë seksi tjetër, ndërsa më shumë se gjysma mund “të parashikojnë” edhe kohën e ditës dhe pozën me të cilën do të realizojnë marrëdhënien së bashku me të përzgjedhurin e saj./kn