e mërkurë, 23 mars 2011

Pacolli u prit me nderim të larta në Maqedoni

Presidentit e Kosovës, Behgjet Pacolli u prit sot me nderime të larta në Maqedoni. Për ta pritur doli edhe  presidenti Gjorgji Ivanov.
Për nder të vizitës së Pacollit, i cili për vizitë në Maqedoni po qëndron me ftesë të Ivanovit, ishte rreshtuar Garda e Presidentit.

Në kuadër të vizitës dyditëshe sot është mbajtur një takim kokë më kokë midis dy presidentëve, ndërsa do të ketë edhe një takim plenar i delegacioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite presidenti Pacolli pasdite do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Maqedonisë.

Përpos vizitës në Shkup, presidenti Pacolli do të qëndrojë të enjten edhe në Tetovë, ku do të takohet me krerët e partive shqiptare,  si dhe do të vizitojë disa kompani të rëndësishme biznesi.

Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli dje e pardje qëndroi në Shqipëri, ku zhvilloi bisedime me zyrtarët më të lartë të vendit. Ai u shpall “Doktor Honoris Causa” të Universitetit Evropian i Tiranës./kn
shko