Vdekja e aktores së njohur cilësohet si një prej humbjeve më të mëdha të Hollivudit.
Komentet e para në agjencitë ndërkombëtare e cilsojnë ikjen e Tejlor, si mbylljen e një epoke në historinë e kinematografisë botërore.
CCN, USA Today, BBC dhe mjaft agjenci prestigjioze shkruajnë se lajmi i vdekjes është konfirmuar nga personeli i spitalit ku ajo kurohej prej kohësh në Los Angelos dhe miqtë e aktores.
Sally Morrison, publicisti i Tejlor tha se në momentin e ndarjes nga jeta, pranë saj kanë qenë fëmijët Michael Wilding, Wilding Christopher, Todd Liza, dhe Maria Burton.