e diel, 20 mars 2011

Pse duhet të pimë jogurtin?

Cilin ta zgjidhni?
Shumë jogurtë kanë shije të frutave, disa pretendojnë të jenë pa yndyra, ndërsa të tjerët kanë pak kalori apo nuk kanë sheqer të shtuar. Disa prodhues shtojnë vitamina, yndyra omega 3 dhe

e martë, 8 mars 2011

Ushqime për mashkujt: Brokoli, peshk dhe hudhër

Cdo ditë e më shumë po zbulohen ushqime që janë të shëndetshme për meshkujt.

Ja se çfarë duhet të konsumojnë ata:

e enjte, 3 mars 2011

Turshitë, pasojat dhe dëmet që i shkaktojnë shëndetit

Ekspertë ushqimorë kanë vërtetuar se konsumi i shumtë i turshive është nga faktorët kryesor të kancerit në stomak.

e premte, 5 nëntor 2010

Ushqimet që ndikojnë në jetën seksuale


Prostati, pezmatimi i rëndë i prostatës, ndonjëherë i shoqëruar me dhimbje dhe dobësim, mund të mbahet nën kontroll nga ushqime si arra, fara apo mielli integral, nënprodukte të thekrës. 

e martë, 2 nëntor 2010

Kaloritë dhe shëndeti i tepërt

Kaloria është energjia që marrim përmes ushqimit. Nëse  marrim shumë kalori, pasoja është shëndoshja. Deri këtu  të gjithë janë të një mendjeje. Po sa kalori kanë produkte  të ndryshme ushqimore?  


Kur jemi në supermarket, apo në çdo vend që shitet ushqim, gjëja e parë që bëjmë, kur marrim në dorë një produkt të caktuar është të shohim se sa kalori përmban.

e shtunë, 23 tetor 2010

Më pak mish për të shpëtuar 45 mijë jetë çdo vit

Studimi më i fundit britanik tregon se duhet reduktuar konsumi i mishit në 2 ose tri herë në javë, për të ulur numrin e vdekjeve nga kanceri dhe sëmundjet kardiake.


Të hash shumë mish tashmë konsiderohet si rrezik jo vetëm për të pasur një jetë të shëndetshme, por edhe për ambientin. Kështu thonë në studimin e tyre të fundit ekspertët britanikë të “Friends of the Earth” (FoE), që mbështesin  se, nëse do të kufizohet konsumi i mishit

e diel, 17 tetor 2010

Kujdesuni për lëkurën pa marrë parasysh stinët

Mbrojtja e lëkurës


Gjithmonë kujdesuni për lëkurën pa marrë parasysh stinët që vijnë e shkojnë. Duajeni atë, prej mëngjesit deri në mbrëmje dhe jepini shkëlqimin e duhur. 


Trajtojeni atë në mënyrën që trajtoni fytyrën, konsumoni fruta dhe perime, shkoni më shpesh në palestër e po ashtu përdorni edhe kremra të ndryshme.

Çfarë të bëni nëse fëmiu juaj nuk don të ushqehet

Nëse nuk e dini se si ta bindni fëmijën tuaj që ta hajë atë që ju ia keni vënë në pjatë, atëherë duhet dëgjuar këshillat e Lusi Tomas, e cila ka specializuar për prezantimin e ushqimit të shëndoshë për fëmijë. 


Ajo thotë se është vonë atëherë kur ushqimi është i vendosur në pjatë. “Fëmijët duhet njoftuar me ushqimin e ri kur jeni duke e blerë apo duke e përgatitur atë”, këshillon Lusi Tomas. “Para darkës pyeteni fëmijën a ka dëshirë të hajë bizele apo misër me pure patatesh, dhe pastaj lavdërojeni atë për zgjedhjen e mirë që ka bërë.

Perimet e ngrira më të shëndetshme

Perimet e ngrira janë më të freskëta se ato që sapo janë marrë nga toka, sipas një studimi të Institutit të Ushqimit në Britaninë e Madhe.


Duke u bazuar në analiza, perimet e ngrira janë më të shëndetshme se ato të freskëtat për shkak se mund të ruajnë për një kohë më të gjatë vlerat ushqimore.

e hënë, 4 tetor 2010

Dietat e shendetshme na shtyjne te hame me shume ushqim

Dietat te cilat e perjashtojne ushqimin e ndyrshem dhe mezet e ndryshme I shtyjne njerezit qe te konsumojne sasi me te madhe te ushqimit dhe kalorive. 

Nje grup I psikologeve eksperimentues nga univerziteti I Bristolit, ka ardhur deri te perfundimi se dieta mund te jete edhe  kundra productive. 

Lëngjet e frutave dëmtojnë fibrat e dhëmbëve

Përmes një studimi është zbuluar se lëngjet e frutave në dhëmbë ndikojnë tejet dëmshëm, madje edhe më shumë se mjetet për zbardhjen e dhëmbëve. 

Një gotë lëng për mëngjes ndoshta sjellë më shumë dëme se sa fitime, paralajmërojnë studiuesit. Ata thonë se disa lëngje përmbajnë sasi të madhe të acideve, të cilat mund të dëmtojnë dhëmbët.

Specat e djegës, të shëndetshëm

Ështe vërtetuar shekncëtarisht se specat e djegës janë të shëndetshëm

Në fakt, kapsaina, alkaloidi që I jep djegësi specit, nxit sekretimin e endorfinës, hormonit të kënaqësisë dhe ka një sërë efektesh të shëndetshmë.
Perimet dhe pemët djegëse janë 2-3 herë më të pasur me vitaminën C, në raport me sasinë e njëjtë të për shembull limonit apo portokallit, stimulojnë qarkullimin e gjakut, ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit në gjak dhe kanë efekt antikoagulativ me çka zvogëlohet mundësia nga sulmi në zemër apo tru.

Pini Qumësht Që Të Jetoni Më Gjatë

Përsonat të cilët në fëmijëri kanë konsumuar sasi më të madhe të qumështit dhe produkteve të qumështit jetojnë më gjatë, thonë shkencëtarët britanikë dhe australianë

Një studim I realizuar nga ekspertët e Universitetit të Bristolit dhe Universitetit të Quinslandit, I publikuar në revistën ‘’Heart’’, tregon se përsonat të cilët konsumojnë më shumë qumësht dhe produkte të qumështit janë

MOS HANI SHPESH QEBAPË!

Është treguar se qebapa ka sasi të lartë shokuse të kripës, yndyrës dhe kalorive.

Nëse hani vetëm dy qebapë, duhet të dini se keni konsumuar sasinë e yndyrave të ngopura të mjaftueshme për shtatë ditë, thonë studiuesit britanikë.

e enjte, 30 shtator 2010

Fillon nesër Java e të ushyerit me qumësht të gjirit

Ky aktivitet i organizuar nga UNICEF-i-Zyra në Kosovë dhe Ministria e Shëndetësisë zgjat prej 1 deri më 8 tetor ka për qëllim sensibilimin dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e të ushqyerit me qumësht të gjirit

Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, fillon nesër shënimin e Javës së të ushqyerit me qumësht të gjirit në Kosovë.

e hënë, 27 shtator 2010

Ushqim i shijshem dhe pa kalori

Disa alternativa për të shijuar ushqimet që sado të përpiqemi e kemi të pamundur t’u rezistojmë: aperitivë, salca të ndryshme, akullore, pica, makarona, lëngje frutash. Këshilla për të kënaqur oreksin tuaj  
Nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga një pije me gaz, ose nga një drekë e shijshme vetëm nga frika se mos merrni më shumë kalori seç duhet. Për të kënaqur veten dhe për të mos e rënduar veten, mjafton të dini se çfarë të zgjidhni. Ja disa këshilla të vlefshme.

Kokoshkat, në vend të patatinave

Zakonisht kur nuhasim aromën e kokoshkave e kemi të pamundur t’i rezistojmë. Por nëse dëshironi që t’i shijoni, provoni t’i përgatisni në shtëpi (duhet shumë pak punë) në mënyrë që të shmangni ato të konservuarat dhe të mos e ekzagjeroni me kripën. Janë të freskëta, të shijshme dhe përmbajnë shumë fibra. Për sa u përket kokoshkave, përmbajnë në total 60 kalori, kundrejt 150 kalorive që përmbajnë 30 gramë patatina. Patatinat janë të pasura me yndyrë, ndaj është një arsye më shumë për të mos e tepruar.

Fibra në mëngjes

Për të favorizuar rregullsinë intestinale në mëngjes, nuk mund të hiqni dore nga kornflekset. Por mos harroni, është më mirë të zgjidhni kornflekset me krunde se ato “muesli”, një përzierje drithërash me fara vajore dhe fruta të thata. Do të ishte mirë që qumështit t’i shtonit fruta të freskëta sipas dëshirës dhe të përdorni një lloj qumështi pak të yndyrshëm për ta filluar ditën në mënyrë sa më të shëndetshme. Kornflekset “muesli” mund të jenë natyrale dhe të shijshme, por përmbajnë shumë yndyrë. Përdoren më tepër për t’i dhënë shije kosit të thartë dhe të hollë.
shko