e martë, 18 janar 2011

BB Mirjeta: “Dua të martohem me shqiptar”

Mirjeta flet me Shkëlqimin për jetën e saj, ndwrsa ai e pyet për gjëra të ndryshme. Ajo thotë se po e shijon shumë Shtëpinë e BB4 dhe se ndjehet shumë
mirë brenda shtëpisë. Ajo tregon momentet e para të hyrjes së saj në shtëpi. Shkëlqimi e pyet nëse e ka marrë malli për familjen e saj dhe Mirjeta thotë se nuk e ndjen shumë mungesën e tyre edhe pse është hera e parë që ajo jeton vetëm, larg tyre, me njerëz që nuk i njeh. Mirjeta thotë se ajo nuk ka shumë miq dhe ndjehet shumë mirë që tani në BB ka shumë miq, për më tepër miq shqiptarë. 

Për familjen, Mirjeta thotë se është shumë e lidhur me babanë e saj. Shpëtimi e pyet nëse ajo sillet si vajzat londineze, apo si shqiptare dhe Mirjeta i thotë se motra e saj ka më shumë ngjashmëri me londinezet, ndërsa ajo është më tepër shqiptare. Mirjeta thekson se familja e saj, edhe pse prej shumë vitesh jeton larg, përsëri ata janë shumë të lidhur me Shqipërinë. 

Mirjeta shprehet se i pëlqen zakonet dhe traditat shqiptare dhe do të dëshironte që jetën e saj ta lidhte me një mashkull shqiptar. “Do të më pëlqente të lidhesha me një shqiptar, më pëlqen ajo tradita këtu”, thotë Mirjeta, ndërkohë që pranë tyre vijnë edhe banorë të tjerë të cilët sapo janë zgjuar dhe pas përshëndetjes biseda e parë zhvillohet për Fatonin./bb
shko