e martë, 18 janar 2011

Prifti: Duan të më vrasin

Ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti ka deklaruar se do t’i shkojë deri në fund denoncimit të aferave të paligjshme që mbajnë firmën sipas
tij të Ilir Metës. Është një betejë historike kundër korrupsionit, për një politikan të korruptuar që me tre vota mban në këmbë qeverinë më të korruptuar dhe më hajdute që po rrënon popullin”, ka pohuar Prifti.

Sipas tij, justifikimi i Metës dhe i qeveritarëve të tjerë se videoja është e montuar janë një farsë.

Më tej ai ka folur edhe për një marrëveshje të fshehtë që Meta kishte bërë me Ramën, përmes komunikimeve të fshehta me sms.

“Meta ka pasur marrëveshje me Ramën, por nuk mendonte që vota ime do të ishte për PD-në. Kam një sms në celular. Meta dhe Rama komunikonin me sms përmes një korrieri dhe ajo thotë: “Vëlla, si e degjeneruam Tan Priftin do t’ia u bëjë të gjithëve sepse janë të korruptuar”. Por pasi unë ia dhash votën time PD-së, Meta ndryshoi qëndrim”, ka shtuar Prifti.

Por nga ana tjetër, ai ka bërë të ditur se edhe vetë ka komunikuar me Ramën dhe nuk e ka përjashtuar një bashkëpunim të mundshëm me PS.

“Jam takuar me zotin Rama dhe me disa deputetë të PS. Kam disa variante, të bashkohem me PS, të krijoj një forcë të re opozitare, si dhe të largohem nga kjo politikë e qelbur dhe të shoh hallet e mia”, ka shtuar Prifti.

Por ai ka kërkuar mbështetje për t’i shkuar më tej kësaj cështjeje, pasi përpara ka shumë rreziqe. “Unë po bëj një politikë opozitare dhe kam nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Po bëhet një plan për eleminimin tim fizik”, është shprehur ai. /tch
shko