Instituti amerikan për gjeofizikë njoftoi se tërmeti me fuqi 6.6 ballë të Rihterit goditi provincën Papua. Tërmeti ndodhi në thellësi prej 20 kilometrash nën fundin e oqeanit.
Agjencia indoneziane për gjeofizikë njoftoi më herët se tërmeti ishte i fuqisë 7.4 ballë të Rihterit.
Tash për tash nuk janë komunikuar të dhënat për viktimat eventuale apo për dëmin material të shkaktuar. Epiqendra e tërmetit ishte në një vis shumë pak të banuar të vendit.
Indonezia shtrihet në rripin e zjarrtë të Pacifikut, ku aktiviteti vullkanik është shumë i madh dhe tërmetet janë mjaft të shpeshta.
